Flash

Offset: Dua të kaloj krishtlindjet me Cardi B

Lapsi.al 13 December 2018
Offset: Dua të kaloj krishtlindjet me Cardi B

Ish-bashkëshorti i Cardi B, Offset, mezi po pret që të kalojë Krishtlindjet me reperen dhe vajzën e tyre Kulture, pas ndarjes.

Sipas TMZ, ylli i grupit Migos – i cili e ka pranuar haptazi se i mungon shumë bashkëshortja, dëshiron të festojë festat e dhjetorit si një familje e bashkuar.

Offset, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Kendrell Cephus, dëshiron të kalojë kohë me Cardin dhe vajzën e tyre, por ende nuk ia ka bërë këtë propozim ish-bashkëshortes së tij.

Gjithashtu mediat raportojnë se Cardi B është e shkatërruar pas ndarjes. Ndarja e çiftit ka qenë ‘e vështirë’ për të dyja palët dhe Offset po përpiqet të fitojë sërish zemrën e reperes edhe pse kjo e fundit nuk beson më tek ai.

Dhe do të thoni ju se cila është arsyeja që i dha fund? Epo ja që bashkëshorti i saj Offset kishte kërkuar seks treshe me dy femra të tjera, mes të cilave një repere që i ngjan Cardi B.

Disa mesazhe të publikuara në internet tregonin sesi Offset po përpiqej të organizonte një takim me pullë të kuqe me Cuban Doll dhe një tjetër femër që quhet Summer Bunni në qershor, pak para se Cardi të lindte vajzën e tyre Kulture.

Të këshilluara

Cardi B, e trishtuar nga ndarja

Cardi B është përfolur në media së fundmi për ndarjen nga babai i vajzës së saj Offset. Ndarja e bujshme kishte ardhur si pasojë e disa mesazheve e...

16:42

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI