Flash

'Nuk jam më ai që isha para kësaj historie'. Kë po kërcënon Edi Rama?

Lapsi.al 13 December 2018
'Nuk jam më ai që isha para kësaj historie'. Kë po

Në bashkëbisedimin me rektorët e universiteteve, Kryeministri Edi Rama i cilësoi 8 pikat e shtruara nga studentët me parathënien e një libri të ngatërruar që duhet t’i shkohet gjer në fund e të korrigjohet. Ai paralajmëroi të gjithë krerët e universiteteve që edhe pas përfundimit të protestës dhe kur studentët të rikthehen në auditore, ai do të jetë një nga “protestuesit” për universitetin për sa kohë që do të ushtrojë detyrën si kryeministër.

“Për mua 8 pikat e ngritura janë vetëm parathënia e një libri që është shumë i ngatërruar por që patjetër duhet kaluar I gjithi dhe duhet korrigjuar i gjithi. Nuk diskutohet që gjithçka dhe gjithkush që nga ana e qeverisë ka pasur lidhje me arsimin e lartë ka përgjegjësi. Ky është gjykimi im. Nuk jam unë që t’ju them juve se sa përgjegjësi keni. Jeni ju që duhet të nxirrni përgjegjësinë tuaj. Por unë di t’ju them kaq që unë nuk jam më ai që isha para kësaj historie në raport me universitetin. Protesta do mbarojë një ditë , studentët do të kthehen prap në mësim, kurse mua sa të më keni kryeministër do të ke keni protestuesin për ccështjen e universitetit., këtë di tju them. sepse nëse mundësitë janë të kufizuara të gjithë kuptojnë, por nëse brenda mundësive të kufizuara ti loz me tjetrin, askush s’të kupton" tha Rama.

Në ditën e nëntë të protestës ka një debat publik se ajo që duhet goditur realisht është kasta e drejtuesve në universitetet publike të vendit, të cilët jo vetëm që kanë krijuar një sistem të mbyllur mes veti, ku qarkullojnë fonde publike, por edhe abuzojnë me to. Shembujt e kësaj janë të shumtë. A do të ketë forcë Edi Rama ta godasë këtë kastë?

©LAPSI.al 

Të këshilluara

Vrajsa në Bllok, arrestohet Fabio Alushi

Ka përfunduar në prangat e policisë 42 vjeçari Fabiol Alushi, i akuzuar si i përfshirë ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit ...

18:20

Ngjyroset Ministria e Arsimit nga studentët

Zëri i mijëra të rinjve ka mbetur mureve të Ministrisë së Arsimit, edhe pse ata janë zhvendosur drejt kryeministrisë. Pankarta, foto, shkrime, i gjithë kreativi...

17:28

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI