Flash

Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës (Pamjet)

Lapsi.al 13 December 2018
Një video që nxorri bllofin e pesfishtë të Ramës
Dalja në në skenën e Top Show e atij studentit që e quajti veten FRESH-ist të thekur madje edhe kordinator të asaj organizate rinore nuk i dha dërrmën vetëm spektaklit fallco të një salle të mbushur me militantë që shiteshin si protestues (vetë Rama iu drejtua atyre si përkrahës të manifestimeve). Ndërkohë që ajo ndodhi në Facebook dhe në Instagram ishte diskredituar rëndshëm. Lexo më tej:

Andi Bushati: Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Por ai incident nxorri në pah disa karakteristika të kësaj qeverisjeje: 1)Drejtimin e vendit përmes mashtrimit. Bëhet sikur dialogohet në mënyra fallco në një kohë që kritikët janë të tjerë dhe rrolin e tyre e luajnë jo ata që kanë kërkesa po ata që e mbështesin qeverinë pa kushte. 2)Shndërrimin në farsë të demokracisë të partive tona politike dhe bërdorimin, jo si kundërpushtete po si leva propagande të forumeve rinore që në këmbim të këtij shërbimi shpërblehen me vende pune dhe favore të tjera. 3)Besimin idiot se po pate me vete mediat realitetin mund ta krijosh vete. 4)Propaganden perverse të Ramës që iu drejtua atij studentit durrsak me fjalët: "patjetër që do ju bëjnë copë në rrjetet sociale se ju keni kryer një tradhëti të madhe. Në fakt tradhëtia ishte e vërtetë sepse përfaqësuesit realë të protestave e kishin theksuar disa herë se nuk delegonin askën të dialogonte në emër të tyre me kryeministrin.  Po megjithëse ka daklaruar publikisht se do të donte të ishte protestues në rrugë, duke u tallur me emrin tradhëtar, kryeministri donte të lartësonte kultin e përçarësit të protestës. 5)Dhe në fud ai shfazimi live ku Rama bërtiti: "Unë nuk jam trafikant droge" dëshmon se sa herë do të heqë vëmendjen nga një akt që i nxjerr bojnën, siç qe në këtë rast krijimi i dialogut me protestues fallco, kryeministri merr përsipër të bëjë lojën e kllounit, duke mbytur me shfaqe sharlataneske probleme thelbësore që nuk i përball dot. Kështu ofendon gjithnjë gazetarët kur nuk ka përgjigje për pyetjet, ose përqesh kritikët kur nuk gjen dot zgjidhje për atë që i thuhet. [embed]https://lapsi.al/2018/12/12/video-qe-nuk-duhet-humbur-rama-bertet-nuk-jam-drogaxhi-nuk-jam-trafikant-nuk-kam-vjedhur/[/embed] Në këtë kuptim kjo video është sinteza më e mirë e komunikimit të qeverisjes së Edi Ramës me njerzit. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI