Flash

Flet Lindita Nikolla: E kam shumë të lehtë të iki, do kisha shpëtuar nga memet

Lapsi.al 13 December 2018
Flet Lindita Nikolla: E kam shumë të lehtë të iki, do kisha

“Unë dola dhe dal nga ministria dhe nuk e kam të vështirë. Kam punuar çdo ditë si të ishte e fundit”- ishin disa nga fjalët e ministres së arsimit Lindita Nikolla në sallën e Kuvendit.  

“Lindita dil nga ministria të kanë ardhur studentët dhe jo ushtria” - thanë studentët dhe unë dola dhe nuk e kam problem, për të mos turpëruar askënd. Do kishte qenë e lehtë për “ndrikull Nikollën me diplomë Kristali” me luksin e çantave mijëra euro. Do kisha shpëtuar nga memet dhe shpifjet që kanë shkuar deri në fëmijërinë time”- tha Nikolla që shtoi se ishte e vendosur të vazhdonte punën pavarësisht akuzave që sipas janë të padrejta. 

“Lindita Nikolla, dil në bulevard, shkolla është e jona dhe nuk është privat”. Po, të dashur studentë, ndaj i mbyllëm shumë kioska. Unë dal në Bulevard me peshën institucionale. E vërteta dhe puna ka qenë aleati më i mirë, për t’ju kundërvënë një turravrapi.  Ata kanë të drejtë, por për të fituar një bejte është drejt tyre. Unë, e gatshme për të marrë çdo përgjegjësi” - u shpreh me tej Nikolla. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI