Flash

Farsa në Top Show, Berisha 'përplaset' me Dudushin: Duhet ta kishe nxjerrë jashtë Ramën

Lapsi.al 13 December 2018
Farsa në Top Show, Berisha 'përplaset' me Dudushin: Duhet ta

Këtë të enjte emisioni “Open” në Top Channel u shoqërua me debate nga ana e gazetarit Alban Dudushi dhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Dudushi foli për akuzat që ju bënë pasi ftoi kryeministrin Edi Rama në emision dhe u shpreh se nuk është nga ana të shitet ose blihet. Ndërsa Berisha e sfidoi duke i thënë që duhet ta përzente nga emisioni Ramën.

Më poshtë debati në “Open”:

Dudushi: Kam marrë në telefon 150 veta për të dalë në televizion dhe 90 veta erdhën. është e vërtetë që unë nuk mund të mos i thërrisja sepse ishin studentë. Nga 90, 13 kanë qenë të FRESSH dhe ju mund ta bëni dallimin. Çdo student ka të drejtë të përfaqësohet ose jo. Ose të rrijë atje jashtë ose në studion televizive. Studentët kanë qenë dakord, por si u majis situata studentët nuk erdhën nga presioni i studentëve të tjerë.

Berisha: Duhet ta nxirrje jashtë Edi Ramën kur e sheh që ju vërsulet studentëve.

Dudushi: Kam etikë profesionale. Më vjen keq që bëheni pjese e një makinerie dhe shkelni intergritetin tim dhe të televizionit ku punoj. Nuk jam nga ata që…Nuk shitem, as blihem, as përdorem.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI