Flash

Falsifikimi i "DH Albania", ARRSH rihap tenderin për Unazën e Madhe

Lapsi.al 13 December 2018
Falsifikimi i "DH Albania", ARRSH rihap tenderin për Unazën

Pas zgjidhjes së kontratës me bashkimin e operatorëve DH Albania & Biba X, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rishpallur sot procedurat e garës për LOT 1 të Unazës së Madhe të Tiranës, “Rehabilitimi i segmentit rrugor nga “Mbikalimi i pallatit me shigjeta”deri te rrethrrotullimi “Shqiponja”.

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri se do t’i drejtohej Prokurorisë pas skandalit të kompanisë “DH Albania”, ARRSH dje kallëzoi penalisht në Prokurorinë e Tiranës, kompaninë në fjalë. Shkresa drejtuar organit të akuzës përmban dy akuza për kompaninë DH Albania, konkretisht falsifikim të dokumentave dhe mashtrim.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, i ka nisur edhe një shkresë Agjencisë së Prokurorimit Publik, për të përjashtuar nga tenderat bashkimin e kompanive “BibaX” dhe “DH Albania”, dhe pritet të shpallë së shpejti rihapjen e tenderit për lotin e parë të Unazës së Madhe.

Përmes degës së saj në Shqipëri Dh Albania, kompania amerikane arriti të fitonte dy kontrata për realizimin e punëve publike. Përveç ndërtimit të mbikalimit si pjesë e projektit të Unazës së re, me vlerë 18 milion euro, kompania kishte fituar garën dhe për ndërtimin e linjës 220 kv Burrel-Peshkop, me një vlerë 11.7 milion euro.

Skandali i mashtrimit me tenderin për Unazën e Madhe u denoncua në emisionin të “Të paekspozuarit”. Hetime për kompaninë në fjalë po kryhen edhe në SHBA. Më herët Zyra e Sekretarit të Shtetit në Delaware konfirmoi se ka filluar hetimet për të përcaktuar në se kompania Dunwell Haberman, ose ndonjë prej zyrtarëve të saj, është përfshirë në aktivitete të paligjshme, mashtrime ose falsifikime

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI