Flash

Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim të drejtë

Lapsi.al 13 December 2018
Berisha: Përroi psiqik i Ramës nuk e lejon të ketë arsyetim

I pyetur për deklaratën e Ramës ditën e sotme në parlament ku u shpreh: "Protesta i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe një dritë shprese shoqërisë", ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj se ky përshkrim qe tepër i gabuar.

“Ndjej mjerim për njeriun që beson gënjeshtrat e tij. Ai e di mirë se çfarë kërkon protesta, por i tmerruar, po lebetitet se e di çfarë fshihet pas atyre protestave. Përroi i tij psiqik vërshon mbi të dhe nuk e lejon të ketë një arsyetim të drejtë. Ai nuk ua plotëson 8 kërkesat, sepse dyshon që këta kërkojnë kokën e tij. Në fakt këta janë treguar të jashtëzakonshëm në ultimatumin e tyre: Plotëso kërkesat dhe mos e zgjat!”, deklaroi Berisha.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI