Flash

Artan Fuga i drejtohet Ramës: "Shkarkojini me shkelma burokratët e vegjël që hiqen si Zeusa"

Lapsi.al 13 December 2018
Artan Fuga i drejtohet Ramës: "Shkarkojini me shkelma burokratët

Profesor Artan Fuga, i ka bërë thirrje ditën e sotme kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e bordeve dhe agjencive të krijuara prej ligjit për arsimin e lartë.

Sipas Fugës këto borde kanë përfituar për vite ma rradhë prej financave të marra nga studentët, pa dhënë asgjë në këmbim.

Më poshtë, kërkesa e profesor Fugës, drejtuar kryeministrit:

Zoti Kryeministër!

Shkarkoni drejtorët dhe bordet e agjencive që ka mbarsur ligji për arsimin e lartë!

Kështu niset mirëbesimi jo për monolog (llogje me vetveten)

Jo për dialog (llogje mes dy palësh)

Por për konsensus (gjetje e rrugëve për të cilët gradualisht janë dakord të gjitha palët dhe aktorët e vendimmarrjes për arsimin e lartë)

Shtatë xhuxhmaxhuxhat e mbytën Borëbardhën!

Kurrë arsimi i lartë shqiptar nuk do të ngrejë kokë kur universitetet i survejojnë, kontrollojnë, torturojnë, duke u bërë palë me korrupsionin, mediokritetin, banalitetin, mbi kurrizin e studentëve agjencitë që parashikon ligji i sotëm idiot i arsimit të lartë!

KakshiKakfalshiAs-caliQeshae me rradhë!

Shkarkojini me shkelma në prapanicë z. Kryeministër drejtorët e tyre, kryetarët e bordeve të tyre, shpërndajini sepse për vite me radhë kanë ngrënë lekët e studentëve, të buxhetit dhe nuk kanë bërë asnjë punë, kanë gënjyer, mashtruar publikun, kanë qenë prepotentë dhe janë hequr si feudalë kinezë të perandorisë Han! Këta burokratë të veckël që hiqen si Zeusa!

Me këta mbi krye ne jemi si neurotikët që i torturon mbiuni autoritar shtrirë nën një divan psikanalisti!

O sot o kurrë!

Kanë certifikuar mediokritetin, kanë torturuar dhe burokratizuar trupat e shëndosha të pedagogëve,nuk kanë përpunuar strategji dhe kanë luajtur e-ka-kush-e-ka me publikun, prindërit, studentët!

Falenderojini, pastaj lehtësisht dhe butësisht jepuni një shkelm në prapanicë, simbolikisht, të ikin dhe të dalin në auditore para studentëve dhe do të shihni se do t’i marrin me huahua sepse nuk janë në gjendje të përballojnë auditoret!

Edhe ligjin e kanë bërë duke menduar për postet që do të zinin më pas!

Trafiku i influencave, korrupsioni psikologjik dhe jo vetëm, konflikti i interesit në këto agjenci të kalbura, gënjeshtra dhe hipokrizia profesionale është e padurueshme!

Ata kanë marrë jetë studentësh! I kanë duart me jetët e tyre!

Na e hiqni këtë syndyk nga qafa dhe le të krijojmë mekanizma që masin, nxisin dhe krijojnë cilësinë e vërtetë, sepse përndryshe nuk do të dëgjojnë studentët në auditore veçse folklor, historirat e një shkence të harruar dhe budallalliqe ideologjike!

Ata po marrin në humnerë universitetet, kombin, studentët dhe heshtin e heshtin në këto kohë të vrullshme sepse mjafton një audit t’u shkojë i nxjerr lakuriq përpara gjyqit të historisë!

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI