Flash

Zyrat qëndrore të Facebook janë evakuuar pas një alarmi për kërcënim

Lapsi.al 12 December 2018
Zyrat qëndrore të Facebook janë evakuuar pas një alarmi

Zyrat qëndrore të Facebook në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë evakuuar pas një alarmi për kërcënim.

Një telefonatë anonime njoftoi për një bombë në këto zyra. Në vendngjarje shkuan forcat policore dhe ekspertët anti-eksploziv, të cilët evakuuan të gjithë stafin dhe nisën kontrollet në ndërtesë.

Alarmi rezultoi fals dhe nuk kishte asnjë rrezik për lëndë plasëse. Në këto zyra kishte edhe punonjës të Instagram, përveç atyre të Facebook.

Pavarësisht se alarmi rezultoi fals, policia lokale vazhdon të monitorojë situatën. Mediat amerikane raportojnë se mundësia e një sulmi në kompaninë teknologjike duhet të merret në konsideratë, pas të shtënave me armë që ndodhën në zyrat e YouTube në muajin Prill, ku u vranë tre punonjës.

Të këshilluara

Vajza e Cindy Crawford shpallet modelja e vitit

Kaia Gerber, vajza e supermodeles Cindy Crawford, rrëmbeu çmimin “Modelja e Vitit” gjatë ceremonisë së “Fashion Awards 2018”, që u mbajt mbrëmjen e kaluar në Lo...

10:35

Kirk Douglas mbush sot plot 102-vjeç

Legjenda e filmit Kirk Douglas është dukur në formë, ndërsa u shfaq pranë gruas së tij Anne Buydens, 99-vjeçare. Ata po festonin ditëlindjen e 102-të të akto...

18:54

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI