Flash

(VIDEO) Dështojnë përpjekjet e Ramës, studentët sërish në protestë

Lapsi.al 12 December 2018
(VIDEO) Dështojnë përpjekjet e Ramës, studentët

Bojkotimi i mësimit vazhdon. Studentët janë në ditën e tetë të protestës. Ata dhe qytetarë që mbështesin protestën e tyre janë mbledhur në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit.

Piruetat e vazhdueshme të Edi Ramës për ti ulur në dialog nuk kanë funksionuar. As debati i sajuar me FRESH-istë dje në Top Channel nuk e nxorri Ramën nga kjo situatë. Turma e studentëve sot, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë vendin, është treguesi më i qartë se studentët nuk janë ndjerë dje të përfaqësuar, sikurse njoftuan para emisionit, dhe nuk tërhiqen pa iu plotësuar 8 kërkesat (lexo poshtë). 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

FOTO/ Si u inskenua “debati” i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH 

Vdekja e dytë e Tanit të Topit 

Një grup studentësh qëndroi gjatë gjithë natës para Kryeministrisë. Ndërsa sot universitetet publike të Tiranës nuk po zhvillojnë mësim. Tek fakulteti i Mjekësisë gjithashtu janë mbledhur studentë. Nga gjimnazi “Harry Fults” nxënësit, kryesisht maturantët kanë braktisur mësimin për t’iu bashkuar studentëve.

https://www.youtube.com/watch?v=Ts4z_IV1sWU

[video width="474" height="646" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/ice_video_20181212-132726.webm"][/video]

Protesta nuk po zhvillohet vetëm në Tiranë. Në Elbasan, pasi bojkotuan mësimin, studentët bllokuan për mbi një orë autostradën që lidh këtë qytet me Tiranën.

https://www.youtube.com/watch?v=w5BSzaKDao8

Në Gjirokastër studentët bëjnë thirrje që qytetarët t’i bashkohen atyre.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/ced4c0b1-c16f-4993-a749-0357f6b8c4b3-1.mp4"][/video]

Në Shkodër studentët janë mbledhur dhe disa prej tyre janë nisur drejt kryeqytetit.

https://www.youtube.com/watch?v=RObHcOan9jc

Në Vlorë turma entuziaste thërret “Jo politikë”.

https://www.youtube.com/watch?v=587qbVnfwR0

Por çfarë kërkojnë realisht studentët?

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protesojnë që prej 7 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI