Flash

Rama miraton një prej tetë kërkesave të studentëve

Lapsi.al 12 December 2018
Rama miraton një prej tetë kërkesave të studentëve

Në mbledhjen e ditës së sotme, qeveria ka miratuar marrëveshjen me qeverinë gjermane për fazën e tretë të bashkëpunimit financiar sa i takon projektit të rinovimit të konvikteve dhe ngritjes së një kampusi të denjë Universitar. Një prej pikave të studentëve, ajo e rikonstruksionit të konvikteve, duket se po merr zgjidhje.

Afërsisht 3 milionë euro është vlera e projektit për rikonstruksionin e konvikteve.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të eficencës së energjisë, faza III, me një grant në shumën 2 927 765.96 (dy milionë e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e pesë pikë nëntëdhjetë e gjashtë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të këshilluara

Lindita Nikolla do të japë dorëheqjen

Sipas burimeve të Syri.net, minstrja e Arsimit, Lindita Nikolla do të japë dorëheqjen ditën e sotme në orën 18:00. Nikolla do të thërrasë një konferencë të jash...

14:44

ide

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI