Flash

Mbrëmja 'Oscar 2019' mbetet pa prezantues

Lapsi.al 12 December 2018
Mbrëmja 'Oscar 2019' mbetet pa prezantues

'Academy of Motion Pictures Arts & Sciences” po merr në konsideratë mundësinë për të hequr dorë nga një prezantues për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar 2019”.

Sipas “Variety”, pas heqjes dorë nga Kevin Hart, pas polemikave “social”, organizatorët po mendojnë të gjitha opsionet për ta zëvendësuar, por sipas burimeve, po mendohet edhe për një spektakël pa prezantues tradicional. “Variety” shkruan se modeli për këtë është marrë nga “Saturday Night Live”.

Kevin Hart hoqi dorë nga prezantimi i “Oscar”, pasi Akademia i kërkoi që të shprehte ndjesë publike për disa postime të vjetra në “Twitter”, ku aktori komik ofendonte komunitetin LGBT. Hart fillimisht tha se nuk e shikonte të nevojshme ta bënte për diçka që ka ndodhur në të shkuarën. Por, më pas bëri falje publike dhe njoftoi se nuk do të prezantonte ceremoninë e “Academy Awards”.

Nata “Oscar” do të transmetohet më 24 shkurt 2019. Nominimet pritet të prezantohen një muaj përpara, më 22 janar dhe votimet do të hapen që më 7 janar.

Të këshilluara

Ermal Meta tregon shifrat e mëdha në Spotify

Këtë vit ai së bashku me këngëtarin Fabrizio Moro, përfaqësuan Italinë në “Eurovision”, me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, dhe u renditen në vendin e katërt...

15:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI