Flash

Këta janë njerëzit e drejtësisë së re shqiptare

Lapsi.al 12 December 2018
Këta janë njerëzit e drejtësisë së re shqiptare

Drejtësia e re shqiptare po merr formë. 12 dhjetori 2018, për ndërkombëtarët në Tiranë është një ditë historike pasi ka përfunduar procesi i ngritjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Gjyqësorit.

SHBA, BE dhe OSBE kanë reaguar me entuziazëm, duke besuar se tashmë sundimi i ligjit në Shqipëri ka hyrë në shinat e duhura.

Për ta, frika më e madhe ishte tek zgjedhja e KLGJ-së, pasi kishin dyshime se procesi mund të sabotohej.

Në fakt procesi nisi me debate nga anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kërkuan të ishin pjesë e votimit, por më pas u larguan me kërkesë të kryetarit të Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe më pas procesi ka vijuar normalisht.

Por kush janë njerëzit që janë zgjedhur në KLGJ dhe në KLP?

339 gjyqtarë, pjesëmarrës në mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve kanë votuar për 6 anëtarët e rinj të KLGJ. Ata janë: Dritan Hallunaj, Ilir Toska, Brunilda Kadi, Marcela Shehu, Brikena Ukperaj dhe Medi Bici.

Ndërkohë një ditë më parë, nga 305 prokurorë që kanë mbetur në sistem, 295 prej tyre votuan për “qeverinë” e ardhshme që do t’i përfaqësojë.

Fituesit janë Kostaq Beluri, Arben Dollapaj, Bujar Sheshi, Antoneta Sevdari, Gentian Osmani dhe Besnik Cani.

Nëse i besojmë entuziazmit të ndërkombëtarëve, korrupsioni dhe krimi tashmë duhet të dridhen. Pranvera që po vjen mund të jetë një sinjal se drejtësia do jetë ndryshe.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI