Flash

FOTO/ Si u inskenua "debati" i Ramës në “Top Show” me anëtarë të FRESSH

Lapsi.al 12 December 2018
FOTO/ Si u inskenua "debati" i Ramës në “Top

Kryeministri Edi Rama u përpoq të bindte publikun se ishte futur në dialog me studentët kur u shfaq përballë një grupi “studentësh” në emisionin “Top Show” të gazetarit Alban Dudushi në Top Channel. Por duket se ato 2 orë e 30 minuta janë të çuara dëm pasi menjëherë vërshuan në rrjetet sociale foto të studentëve në studio në krah të vetë, Ramës, Erion Veliajt, Erion Braçes, etj si anëtarë të Forumit Rinor Eurosocialist.

Përballë Rama nuk kishte protestuesit e vërtetë, por vartës të tij në parti. Lidhja e këtyre të rinjve me forumet dhe përfaqësues politikë të PS-së bëhej edhe më e qartë përmes fotove, që vetë ata kishin publikuar me krenari kohë më parë në rrjetet e tyre sociale.

LEXO EDHE: Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Vala e këtij reagimi u kthye menjëherë në bumerang dhe vala mbërriti deri në studio, sa njëri prej studentëve e pranoi vetë që ishte, FRESSH-ist madje dhe koordinator. I revoltuar ai u ngrit nga vendi se po “e bënin copë” në rrjetet sociale duke këmbëngulur se ishte aty për të mbrojtur kauzën e studentëve. (video më poshtë) 

[video width="720" height="406" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/rama-gati.mp4"][/video]

Në fakt studentët e vërtetë ishin te ministria e Arsimit dhe përpara kryeministrisë dhe ata e kanë bërë të qartë: “Nuk ka negociata!” Emisioni 150-minutësh u mbyll dhe Rama nuk bindi dot as studentët që qëndrojnë në rrugë dhe as ata që kishte në studio. Më poshtë një listë me “studentët” e infiltruar në debatin përballë Ramës.

I pari në listë e meriton Marjano Prifti që e pranoi edhe vetë në studio se ishte koordinator i FRESSH.

Alesia Makaj e parë më herët në mitingje të PS-së edhe në takime në kryeministri që figurojnë në Facebookun e saj.

Anxhela Bakiasi, pjesë e strukturave të FRESSH.

Erald Kocllari, anetar i deklaruar i FRESSH-it

Image

Megi Gjikaj, anetare e deklaruar i FRESSH-it

Image

Xhesika Muzhaj, anëtare e PS-së 

Image

Joana Metaj, kryetare e FRESSH në Kuçovë 

Image

Anis Çemeri, anetar i deklaruar i FRESSH-it ne Lushnje

Image

Ermal Gjici, nipi i Safet Gjicit, kandidat i PS per Kukesin dhe ne listen e deputeteve te Rilindjes  

Image

Elsa Koçi, pjesë e FRESSH, mbylli Facebook para emisionit 

Image

Gloria Resuli, pjesë e klubuit të juristëve të FRESSH 

Image

Image

Ariel Lamaj, anetar i FRESSH, i lumtur me Edi Ramën dhe Lindita Nikollën 

Image

 

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI