Flash

Champions/ Akti i fundit: Juventus e Bayern, të mëdhatë që rrezikojnë vendin e parë

Lapsi.al 12 December 2018
Champions/ Akti i fundit: Juventus e Bayern, të mëdhatë që

Mbrëmje më e qetë kjo e të mërkurësë në Champions League, në krahasim me atë të një dite më parë, por edhe pse janë vendosur pothuaj të gjitha skuadrat që do të kalojnë në 16 më të mirat, ka ende emocione për pozicionimin si e parë ose e dytë në grupet respective, ku ndër të mëdhatë rrezikojnë më shumë Juventus e Bayern Mynih.

Pikërisht bavarezët në Grupin E luajnë sfidën direkt për vendin e parë në Amsterdam kundër Ajax. Është e vërtetë që kampionët e Gjermanisë luajnë për dy rezultate në tre, por Ajax ka avantazhin se e luan ndeshjen në shtëpi. Me 13 pikë në vendin e parë, Bayern rrezikon shumë, duke qenë se në takimin e parë nuk e kanë mundur dot Ajax, që e di mirë se vendi i parë në grup mund ti japë pak më tepër shanse në shortin e ardhshëm, ndërsa Benfika e ka siguruar Europa League kur të ndeshet në Lisbonë me AEK.

Për Grupin F, Manchester City e ndan vetëm një pikë larg zyrtarizimit të vendit të parë dhe atë skuadra e Guardiolës duhet ta marrë kundër Hoffenheim të vendit të fundit. Me 10 pikë, anglezët do të kaloheshin nga Lyon, nëse francezët dalin fitues kundër Shakhtar në Ukrainë dhe Citizens humbasin në shtëpi kundër gjermanëve. Por Lyon rrezikon eleminimin nëse humbet me Shakhtar që do ta kalonte në renditje dhe do të kualifikohej si e dytë. Në kërkim pikësh janë të gjitha skuadrat, sepse edhe për zonën Europa League cdo gjë është e hapur, me gjermanët vetëm dy distance larg urkainasve.

Grupi G i ka zgjidhur dilemat për dy vendet e para me Real Madrid si kokë grupi e Roma e dyta, pavarësisht ndeshjeve të fundit, respektivisht kundër CSKA në Bernabeu dhe Plzen në transfertë. Gjithcka luhet mes dy skuadrave që mbyllin renditjen, në kuotë të barabartë pikësh (4) e në kërkim të pikëve për të arritur vendin e tretë që të con në europa League.

Juventus duhet të fitojë në Zvicër kundër Young Boys për tu konfirmuar e parë e Grupit H. Bardhezinjve nuk i mjafton një pikë, me Manchester United që është dy distance larg, por që në anën tjetër duhet të bëjë llogaritë me Valencian në Mestalla. Spanjollët nga ana e tyre e kanë siguruar prezencën në Europa League dhe kanë dalë jashtë shanseve për tu kualifikuar në 16 më të mirët .

KALENDARI I NDESHJEVE

Champions League - Group E

21:00 Ajax ? - ? FC Bayern München

21:00 Benfica ? - ? AEK Athens

Champions League - Group F

21:00 Manchester City ? - ? Hoffenheim

21:00 Shakhtar Donetsk ? - ? Lyon

Champions League - Group G

18:55 Real Madrid ? - ? CSKA Moscow

18:55 Viktoria Plzen ? - ? Roma

Champions League - Group H

21:00 Valencia ? - ? Manchester United

21:00 Young Boys ? - ? Juventus

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI