Flash

Brexit/ Theresa May përballet me mocion mosbesimi

Lapsi.al 12 December 2018
Brexit/ Theresa May përballet me mocion mosbesimi

Shtyrja e votimit në parlament të marrëveshjes për Brexit, i ka kushtuar shtrenjtë kryeministres britanike Theresa May. 48 deputetë të partisë së saj Konservatore, kërkojnë largimin e shefes së qeverisë. May do të përballet këtë pasdite me një mocion mosbesimi, që mund të tronditë themelet e qeverisë britanike në kulmin e debatit për Brexit.

E zënë ngushtë nga pjesa forcat rebele brenda Konservatorëve, kryeministrja doli paraditen e sotme në një deklaratë për shtyp, ku nënvizoi se një lidership i ri, është gjëja e fundit për të cilën Britania e Madhe ka nevojë tani, shkruan tvklan.

Theresa May, kryeministre e Britanisë së Madhe: Ndryshimi i lidershipit në këtë moment do të vinte në rrezik të ardhmen tonë. Lideri i ri nuk dot ë kishte kohë të rinegocionte Brexit, pra veprimi i tij i parë do të ishte shtyrja apo shfuqizimin i nenit 50.

Nëse vota kundër May do të përbënte shumicë, kryeministrja do të ishte e detyruar të jepte dorëheqjen, për t’i hapur rrugë zgjedhjes për liderin e ri të Konservatorëve, për rrjedhojë kryeministrin e ri britanik. Nëse shefja e qeverisë arrin të shpëtojë, mandati i saj nuk mund të vihet për të paktën 1 vit tjetër.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI