Flash

Ambasada Amerikane nuk i ndahet Emiliano Shullazit: Mesazhi që morëm nga dënimi i tij

Lapsi.al 12 December 2018
Ambasada Amerikane nuk i ndahet Emiliano Shullazit: Mesazhi që morëm

Ambasada Amerikane në Tiranë reagon sërish për Emiliano Shullazin. Kreu i një prej bandave famëkeqe të kryeqytetit ka apeluar dënimin me 14 vite burg, por kjo sipas selisë diplomatike është një gjë normale. Zv. Ambasadori amerikan në detyrë Daniel Koski është shprehur se të gjithë duhet të gëzojnë për procesin e drejtësisë.

“Më 13 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij. Është e lehtë të gëzohesh për atë vendim. Por ne duhet të festojmë edhe vetë procesin. Kishte diçka të thjeshtë dhe të thellë në atë proces, pavarësisht zhurmës që e rrethoi.

Në fund, ishte diçka e zakonshme. Prokurorët paraqitën çështjen e tyre, gjykata e konsideroi të pandehurin të pafajshëm dhe lejoi një mbrojtje të fortë, dhe gjykatësit dhanë vendimin bazuar mbi faktet dhe ligjin.

I pandehuri ka gjithashtu të drejtën e apelimit. Kjo duhet të ndodhë në një sistem drejtësie që vepron nën sundimin e ligjit. Kjo duhet të na japë shpresë të gjithëve ne”, - thuhet në njoftimin e ambasadës” - thuhet në njoftimin e ambasadës të shpërndarë në “Facebook”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI