Flash

(VIDEO) Dhjetëra mijëra studentë e nxënës ngrihen në këmbë në mbarë vendin

Lapsi.al 11 December 2018
(VIDEO) Dhjetëra mijëra studentë e nxënës ngrihen

Studentët në mbarë vendin kanë bojkotuar sot mësimin, në këtë ditë të shtatë të prostestës së tyre, e cila është më masivja që nga nisja e tubimeve.

Nga Bulevardi 'Dëshmorët e Kombit' dhe korpuset universitare, studentë e gjimnazistë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit. Kërkesat e tyre nuk kanë ndryshuar: Përgjysmimi i tarifave të studimit, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse të Universiteteve.

Studentët i kanë vënë sot afat deri në orën 16:00 qeverisë për të përmbushur këto kërkesa, përndryshe protesta do të përshkallëzohet.

Ditën e sotme studentëve i janë bashkuar në Tiranë dhe Elbasan edhe nxënësit e gjimnazeve.

https://www.youtube.com/watch?v=cjMi75sdOvM

https://www.youtube.com/watch?v=cJW6mXfwo1M

https://www.youtube.com/watch?v=vNsW3nT90iY

Protesta nuk po zhvillohet vetëm në kryeqytet. Në Elbasan, Korçë, Shkodër e Vlorë, studentët kanë bojkotuar mësimin në koordinimin me studentët në Tiranë.

Në Elbasan, studentët jo vetëm që kanë bojkotuar mësimin, por edhe janë nisur me autobusa drejt Tiranës.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=13&v=UmOxeg87On0

https://www.youtube.com/watch?v=HjNsvVpEorY

Në Korçë, studentët po protestojnë duke marshuar rrugëve të qytetit.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=T2Wk6CvxppA

Edhe në Shkodër studentët po protestojnë në rrugë. Qytetarët shkodranë janë solidarizuar me studentët. Në videon më poshtë duket se si qytetarët shpërndarjnë çaj për ta.

https://www.youtube.com/watch?v=if129BQWvm0

https://www.youtube.com/watch?v=hDDOHJ9L_TM

Në Vlorë studentët bëjnë thirrje se pa u plotësuar kërkesat që kanë shtruar nuk do ti kthehen auditorëve të Universitetit.

https://www.youtube.com/watch?v=84yJARtm2js

Por çfarë kërkojnë realisht studentët? 

Në një letër e cila u është drejtuar Kuvendit, Kryeministrit, Ministres së Arsimit, Universiteteve Publike, studentët që protesojnë që prej 7 ditësh parashtrojnë këto 8 kërkesa:

1-Rritja e buxhetit me 5 % e GDP me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e mësimdhënies dhe infrastrukturës, Universitet/konvikt.

2-Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe IAL-ve, publikimi i të gjitha shpenzimeve online.

3-Rritja nga 10 % në 50 % e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan, rektor dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik.

4-Rishikim i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore.

5-Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet e Studentëve, Ligji i Arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga MASR dhe IAL-të si dhe të shtohen një përfaqësues në këtë bord nga studentët.

6- Pajisja e të gjithë studentëve me Kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019 (të ndiqen nga bashkitë përkatëse)

7-Ndërtimi i një biblioteke me standarde Europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.

8-Vlerësim i perfomancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikim i tij, online dhe regjistrimi i leksioneve. 

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI