Flash

VIDEO/ Kur Rama thoshte se popullit shqiptar “nuk i ngrihet”

Lapsi.al 11 December 2018
VIDEO/ Kur Rama thoshte se popullit shqiptar “nuk i ngrihet”

Ishte marsi i këtij viti kur një batutë e kryeministrit Edi Rama në sallën e parlamentit nuk kaloi pa u vënë re. Kreu i qeverisë duke e konsideruar vetën të plotfuqishëm tha se nuk pyeste për kërcënime se “populli mund të ngrihet në protestë”.

"Nuk mund dot jut të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë. Për më tepër pastaj me këto kërcënimet “jo po do ngrihen këta”, “jo po do ngrihen ata”. Kjo e ngritjes është “thirri thirri të ngrihet ai i shkreti kokulur nuk të përgjigjet dot”. Është poezi që e di doktori. Pyeteni se ua thotë ai” – tha Rama në atë kohë.

Për këtë batutë të Ramës, opozita kërkoi edhe penalizimin e Ramës për thyerje të etikës, por deputetët e mazhorancës thanë se kryeministri kishte recituar në poezi. Çështja është se tani që shqiptarëve “iu ngrit” Rama nuk di ku të futet. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=w4ZwBvNMXKg

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI