Flash

Video/ Inter eleminohet vetë, Liverpool flak jashtë Napolin: ja kualifikimet në katër grupet e para

Lapsi.al 11 December 2018
Video/ Inter eleminohet vetë, Liverpool flak jashtë Napolin: ja

Verdikte të rëndësishme në mbrëmjen e të martës në Champions League, me eleminime shock, por edhe humbje të papritura të vendeve të para. Nuk kishte "biskotë" në Kamp Noë: Barcelona reziston 1-1 përballë Tottenham, por Inter eleminohet vetë, duke mos mundur dot PSV Eindhoven në Meazza. Nuk është mbrëmja e italianëve, sepse edhe Napoli del jashtë në Grupin C, i mundur në Anfield.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/KlTnOqCHmnOb5YQbGCqO_11_cfa8c96b8f50f47f2c585a8da75bf330_video_720p_converted.mp4

Surprizat nisën që në Grupin A me kryesuesit e Atletiko Madrid që nuk arritën të mundnin Brugge, duke humbur vendin e parë. Barazimi 0-0 nuk i ka bërë punë skuadrës së Simeones, që është parakaluar nga Borussia Dortmund, falë diferencës së golave në ndeshjet direkte. Gjermanët janë imponuar 0-2 në Principatë, duke patur tashmë edhe një short në favor, si kokë grupi.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/Xr6spImUaZvLE8mv6lYn_11_6390925b86f442c37deb1175e66e9f88_video_720p_converted.mp4

Inter ishte aq shumë i shqetësuar nëse Barcelona do të toleronte apo jo në Kamp Nou me Tottenham, sa harroi të fitonte ndeshjen e tij në Meazza përballë PSV Eindhoven. Icardi nuk i mjaftoi Inter për të mundur hollandezët që luanin pa objektiv. Dy barazime 1-1 që lanë anglezët në vendin e dytë, ndonëse me pikë të barabarta me zikaltrit 8, por me diferencë më të mirë golash në ndeshjet direkte. Barcelona ishte e kualifikuar, e megjithatë Dembele ia bëri të vështirë skuadrës së Pochettinos që barazoi në fund me Moura.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/uKUdhfhZPbbPIH9Jox7H_11_8b34c9b3468a348d1abc8da57ecbf149_video_720p_converted.mp4

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/ZSBJifAvdKEquKyIS97E_11_013cdc0e1e9ce857dd948c0c228944d8_video_720p_converted.mp4

Në Grupin C Paris Saint Germain nuk i la asgjë në dorë fatit dhe në Beograd i shkaktoi humbjen e parë Crvena Zvezdas në këtë edicion të Champions. Pas shuplakës në Paris një poker i francezëve, që prisnin të mësonin vetëm nga kush do të shoqëroheshin në 16 më të mirët. Liverpool në Anfield dënoi Napolin me një gol të Salah. Por aq mjaftoi për ta nxjerrë skuadrën e Ancelottit jashtë, ndërsa të kuqtë duhet të kënaqen me vendin e dytë, pas PSG.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/12/MPsmFIPQvv51pBTGESdz_11_1d7e112a0f13a67c6ec795ccb3deccd0_video_720p_converted.mp4

Porto dhe Schalke e mbyllen Grupin D me nga një fitore, megjithëse aty situatat ishin vendosur me portugezët në vendin e parë dhe gjermanët të kualifikuar si e dytë.

REZULTATET E NDESHJEVE

Champions League - Group A

Club Brugge 0 - 0 Atletico Madrid

Monaco 0 - 2 Borussia Dortmund

Champions League - Group B

Barcelona 1 - 1 Tottenham Hotspur

Inter 1 - 1 PSV Eindhoven

Champions League - Group C

FK Crvena Zvezda 1 - 4 Paris Saint-Germain

Liverpool 1 - 0 Napoli

Champions League - Group D December 11

Galatasaray 2 - 3 FC Porto

Schalke 04 1 - 0 Lokomotiv Moscow

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI