Flash

Unë studenti protestues ju ftoj të na bashkoheni

Lapsi.al 11 December 2018
Unë studenti protestues ju ftoj të na bashkoheni

Unë jam Igli Tola, studenti ekselent, por edhe i 'mikluar' i së enjtes në "Të Paekspozuarit" (ky ishte epiteti që mu vendos nga disa analistë fill mbas emisionit).  Pak rëndësi ka sulmi personal ndaj meje, por ajo që më indinjon realisht është se ftesa publike ndaj të gjitha shtresave sociale, veçanërisht drejtuar intelektualëve dhe 'opinion leader'-ave nuk ju duk serioze atyre, edhe pse ajo ftesë vlente (dhe vlen) dhe për Ata.

Pavarësisht se më cilësuan 'të mikluar' nëshkrimet dhe opinionet e tyre, dhe kauza jonë u duket e vdekur pa filluar, ne nuk bëjmë ndasi dhe respektojmë kontributin tuaj edhe duke menduar ndryshe nga ne. Madje, thellë-thellë shqetësimet tona konvergjojnë.

Së pari, bastardimi i teksteve shkollore, fenomeni 'google translate' në librat universitar dhe në përgjithësi cilësia e dobët e mësimdhënies është ngritur edhe nga ne si kërkesë, që lips zgjidhje imediate. Por, vetëm se realiteti socio-ekonomik i rënduar i studentëve dhe familjeve tona, na pamundëson të jemi idealist siç na kërkoni Ju.

Ndaj kërkojmë së pari zgjidhjen e çështjeve siː tarifa studimi të përballueshme, kushte njerëzore në konvikte, auditore dhe salla të qenësishme etj; elemente bazike që do të na rikthejnë dinjitetin. Gjërat e tjera që Ju parashtroni absolutisht që qëndrojnë, por duken paksa luks i tepruar në kushtet tona.

Duket se protesta jonë është idealizuar dhe butaforizuar shumë. Edhe mitizuar, e sidomos pritet shumë prej saj, duke edhe mos na përkrahur. Ne besojmë që kjo protestë, mbase nuk do të shkundë gjithë Shqipërinë (por edhe nqs e realizojmë do të jetë akoma më mirë), por auditorët po. ti shkundë e trondisë, që në themel të funksionimit të çdo universiteti të jenë të drejtat dhe nevojat e studentëve, sikundër në çdo shtet europian.

Jemi studentët e dhjetorit që nuk kërkojmë pushtet, por shtet. Një shtet që funksionon me transparence dhe demokraci. E po ashtu, lëvizjen tonë nuk duam ta përziejmë me asnjë organizatë apo formacion partiak, pasi së paku kemi më shumë kredo se ato.

Dufin e zemëratës dhe revoltës e kemi mbi të gjitha me sistemin e korruptuar, sesa me individët dhe pushtetarët e tillë. Me këtë sistem që na merr paratë, rininë dhe energjitë dhe në kundërpërgjigje na jep një diplomë që nuk na siguron as edhe një vend pune. Kështu, në përditshmëri përballemi me situata deluzionuese të këtilla, që kanë shtyrë dhjetëra mijëra prej nesh në kushtet e mungesës totale të shpresës, të braktisin universitetin dhe Shqipërinë gjatë gjithë këtyre 25 viteve të fundit.

Po ashtu, dakortësoj me Ju edhe mbi konstatimin se këtu largësia midis mentarëve (intelektualëve) dhe turmave është shumë më e madhe se kudo tjetër në botë dhe piramida sociale në mes ska shumë njerëz. Duke mos pasur një rreth intektual me ide të caktuara, s'kemi as rryma dhe lëvizje sociale, duke vegjetuar prej dekatash në këtë status-quo. Ato pak intelektual shihen të pafuqishëm të prodhojnë ide udhëheqëse që do ta kishin bërë më të hajrit këtë Shqipërinë.

Pikërisht zgjidhjen e këtij dis-ekulibri social synojmë të arrijmë. Mirë arsimi, demokracia dhe transparenca në Universitete dhe shkolla do të formojë profesionistët dhe intelektualët e mirëfilltë të së nesërmes. Individë me bagazh, vullnet dhe moral të lartë që do të ngushtojnë hendekun e sotëm dhe që do ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë për ne dhe brezat në vijim.

Ndaj edhe një herë si studentë protestues po Ju ribëj ftesën juve, sikundër çdo qytetari dhe intelektuali të indinjuar për t'iu bashkuar kauzës tone.  Kauzë ku na janë bashkuar dhe shumë pedagogë. Jo ata që na nxisin të endemi dhe sorollatemi rrugëve dhe në fund të paguajmë haraçin (zarfin) për të marrë provimin. Por profesorët e vërtetë, që u pikon shpirti kur na shihnin në ato auditore mesjetare apo kur diplomat shpërndahen pa din e iman.

Igli Tola, student ekselent i Masterit në Financë, Fakulteti i Ekonomisë

Të këshilluara

A po lind Tsipras-i shqiptar?!

Nga Hysni Gurra Në një situatë hipotetike:  Nëse vota ime do të ishte përcaktuese dhe do kisha dy alternativa, rradikalët e majtë dhe ekstremistët e djathë, ...

15:24

Të ngelësh, turp apo krenari?

Të ngelësh, turp apo krenari? Pikësëpari, që tarifa shtesë për studentët mbartës është një marrëzi, për këtë besoj biem dakort që të gjithë. Madje as tarifë ...

17:42

Përse arsim publik falas?

Arsimi publik duhet të jetë falas! Sepse "arsim" është thjesht procesi i transmetimit të dijes njerëzore nga një gjeneratë tek tjetra. Kjo dije njerëzore nuk ka...

09:32

Faleminderit studentë!

Rastësisht sot ju pashë në Tiranë duke protestuar. Ishit shumë. Të rinj e të freskët. Kushedi sa ëndërra keni në zemrat tuaja. Por, keni ndezur edhe te ne të rr...

14:03

Në Shqipëri nuk ka pasur luftë civile

Kjo pyetje e paraqitur për diskutim në këtë forum akademik dhe intelektual është e rëndësishme, pse përgjigja ndaj saj ka të bëjë me thelbin e vetë Luftës. Përg...

19:56

Dyshimet për vrasjen e Kostandinos Kacifas

Nga Panajot Barka* Fillimisht, falenderoj medja në Shqipëri që mirepresin shkrimet e mia.Vlerësoj qëndrimin e tyre si kontribut civilizues nëpërmjet mendimit...

17:28

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI