Flash

SHBA: Nëse dështojnë bisedimet tarifa të reja kundër Kinës

Lapsi.al 11 December 2018
SHBA: Nëse dështojnë bisedimet tarifa të reja kundër

Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA, Robert Lighthizer, paralajmëroi se nëse bisedimet e tregtisë SHBA-Kinë do të dështojnë deri më 1 mars, do të vendosen tarifa të reja.

“Sa më përket mua, ekziston një afat shumë fiks. Kur flas me presidentin e SHBA, ai nuk përmend vazhdimin e negociatave pas marsit," tha ai duke iu referuar vendimit të fundit të Donald Trump për të shtyrë tarifat e reja gjatë periudhës së negociatave tregtare, raporton Reuters.

“Mënyra se si përcaktohet kjo është se pas afatit prej 90 ditësh tarifat do të rritet,” shpjegoi Lighthizer, i cili është përgjegjës për negociatat kryesore.

“Pas një jave të trazuar në tregje, investitorët “mund të binden se nëse do të ketë marrëveshje, kjo do të bëhet në një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e teknologjisë amerikane dhe për të fituar qasje në treg. Presidenti dëshiron që ne të bëjmë atë," tha ai, duke shtuar se nëse kjo nuk ndodh, do të ketë tarifa.

Trump dhe presidenti kinez Xi Jinping kohët e fundit kanë negociuar një armëpushim në Argjentinë në luftën tregtare, me të cilin është shtyrë rritja e planifikuar e tarifave amerikane në 25 nga 10 për qind, duke filluar nga 1 janari në 200 miliardë dollarë mallra kineze.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI