Flash

'Rrethohet' Rama, ndizen protestat në mbarë vendin (VIDEO)

Lapsi.al 11 December 2018
'Rrethohet' Rama, ndizen protestat në mbarë vendin (VIDEO)

E mbërthyer nga protesta nuk është vetëm Tirana, por edhe qytete të tjera të vendit. Pas protestës së studentëve në Tiranë ka patur protesta të tjera në Korçë, Fier, Kurbin, Kukës, Durrës, Kavajë, Lezhë, Vlorë, Elbasan e Shkodër. Protestuesit kërkojnë uljen e taksave, përfshi këtu uljen e çmimit të karburantit atë të energjisë elektrike.Ata bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për thellim të varfërisë dhe thellim të korrupsionit.

Protestuesit kanë bllokuar disa akse rrugore në mbarë vendin. Protesta e tyre zhvillohet paralelisht me protestën studentore në kryeqytet, e cila vijon prej 6 ditësh. Studentët kërkojnë përgjysmim të tarifave të studimeve dhe kushte më të mira për arsimimin e tyre. Kërkesën me 8 pika ia kanë paraqitur kryeministrit, ndërsa ky i fundit i ka ftuar për dialog.

Studentët nuk pranojnë asnjë negociatë. Një tjetër vatër proteste që vijon prej më shumë se një muaji është ajo në zonën e Astirit, aty do të ndërtohet Unaza e Re, projekt i cili zbuloi një aferë të madhe korruptive të qeverisë me një firmë fantazmë amerikane.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI