Flash

Monika Kryemadhi bie në grepin e Taulant Mukës: “Ka bërë plagjiaturë”

Lapsi.al 11 December 2018
Monika Kryemadhi bie në grepin e Taulant Mukës: “Ka

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, në vazhdën e denoncimeve për plagjiaturë, ka shënjestruar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhin.

Sipas Mukës, në bashkëpunim me Vladimir Kolën, ka zbuluar se doktoratura e Monika Kryemadhit me temë: “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, është plagjiaturë.

Udhëheqës i punimit të saj të doktoraturës është prof.dr. Dhori Kule. Dy kapituj të doktoraturës sipas Mukës, Kryemadhi i ka kapjuar nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives”, duke mos e cituar.

Në fund të punimit, ku shkruhet e gjithë literatura, Kryemadhi nuk e ka përmendur aspak këtë libër, prej të cilit ka marrë një pjesë të mirë të informacionit.

Më poshtë denoncimi i plotë i Mukës:

Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature!

Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret) .

Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015.

Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese:

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K…

Plagjiatura e tezes se zonjes Monika Kyremadhi eshte bere duke kopuar pothuajse teresisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005.

Kete liber mund ta kosultoni pjeserisht edhe ne google

https://books.google.al/books…

Konkretisht, ajo ka kopjuar kapitullin e dyte te librit “European Ëelfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33.

Ky kapitull, perkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 17-30.

Kapullin e tjeter qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi eshte kapitulli i katert i librit “European Ëelfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73.

Ky kapitull perkon me kapitullin e trete te Tezes se Doktorates se Monika Kryemadhit, faqet 69-82.

Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, ne fund te Tezes se saj te Doktorates, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205.

Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi te mos e kishte lexuar fare si liber.

Ne figurat po vendosim disa krahasime te teksteve:

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI