Flash

Jehonë në “Washington Post”: Pse studentët shqiptarë nuk i binden Ramës

Lapsi.al 11 December 2018
Jehonë në “Washington Post”: Pse studentët

Protesta e mijëra studentëve shqiptarë ka bërë jehonë edhe në mediat më të rëndësishme ndërkombëtare. Pas agjencive AP, ANSA edhe gazetat amerikane si New York Times dhe "Washington Post" kanë shkruar për atë që po ndodh në Tiranë.

Prestigjiozja “Washington Post” shkruan se kryeministri shqiptar Edi Rama nuk arriti të bindë studentët protestues të universiteteve publike që të shkojnë të takohen me të dhe të bisedojnë për kërkesat e tyre.

“Duke mbajtur protestën para ministrisë së Arsimit, ata kanë kërkuar që të përmbushen kërkesat e tyre, janë 8 pika për të cilat kryeministri i sqaroi dje në një dalje Live në Facebook dhe ofroi zgjidhje duke ftuar studentët të shkojnë e të bisedojnë.

Washington Post shkruan se kërkesat e tyre janë: Përgjysmimi i tarifave, dyfishim i buxhetit për arsimin dhe prani më e madhe e studentëve në bordet vendimmarrëse.

Rama tha se qeveria është gati për dialog, por shtoi se bordet autonome të universitetit kanë autoritetin për të përmbushur ose refuzuar shumicën e kërkesave, duke përfshirë vendosjen e tarifës. Studentët u bëjnë thirrje partive politike të qëndrojnë larg protestës pasi ata kanë kauzën e tyre. Ata paralajmërojnë se do mbajnë grevë nëse u plotësohen kushtet.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI