Flash

Emigrantja shqiptare solidarizohet me studentët: Do hap shtëpinë time për ju

Lapsi.al 11 December 2018
Emigrantja shqiptare solidarizohet me studentët: Do hap shtëpinë

Të shumtë kanë qenë qytetarët që i janë bashkuar protestës së studentëve në forma të ndryshme solidarizimi. Kemi parë qytetarë që kanë ofruar ushqim për ta, i kanë mbështetur me qëndresën e tyre në shesh etj.

Një nënë shqiptare, e kthyer nga emigracioni ka premtuar hapjen e shtëpisë së saj për studentët.

“Unë jam një nënë dhe jetoj me djalin e vajzën në shtëpi. Kemi 3 vite që jemi kthyer nga Italia dhe kemi shtëpinë në Tiranë tek rruga “Muhamet Gjollesha”. Kemi 2 ditë që e diskutojmë dhe kemi vendosur që t’ju vijmë në ndihmë të rinjve që duan të protestojnë. Ne kemi vende të lira për 4 persona ku të flene dhe ushqim.

Dashtë Zoti i madh dhe protestojnë dhe nxjerrin të drejtat se bota kështu është zhvilluar dhe ka ecur përpara nëpermjet të rinjve. Kushdo student që ka nevojë derën tonë të shtëpisë e ka të hapur sepse protestojnë në të mirë të vendit, familjes dhe shoqërisë”, shkruan Adela Luadhi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI