Flash

Azem Hajdari junior në protestë me studentët: Ka ardhur momenti mes të qenit gozhda apo çekiçi

Lapsi.al 11 December 2018
Azem Hajdari junior në protestë me studentët: Ka ardhur momenti

Protestës së studentëve, i është bashkuar edhe djali i Azem Hajdarit. Duke folur për News 24, ai ka shprehur mbështetjen për protestën studentore, teksa ka vënë në dukje se ai i është bashkuar atyre vetëm si student, jo si përfaqësues partiak.

“Ka ardhur momenti mes të qenit gozhda apo çekiçi, ne duhet te jemi çekiçi i ndërtimit të ardhmes tonë. Në kuptimin përplasemi me mish dhe me shpirt për të drejtat tona, njerëzit duhet të zgjedhin ose të shtypen.

Këto trima po tregojnë se vërtet do jenë çekiça të të ardhmes së tyre. Të gjithë këto të rinj që janë këtu do jenë në profesione që do të kenë ndikim në të ardhmen tonë, apo të fëmijëve.

Njerëzit nuk e kanë më vlerën PD apo PS. Babai im ka qenë student, unë vij si shok i këtyre të rinjve, që të jemi arkitekt i së ardhmes sonë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI