Flash

Tallagjori i kryeministrisë/ Lista e emrave që u përgojuan sot nga Rama

Lapsi.al 10 December 2018
Tallagjori i kryeministrisë/ Lista e emrave që u përgojuan sot

Në vend se të sqaronte studentët për problemet e tyre kryeministri edhe sot e shpenzoi një pjesë të madhe të kohës televizive duke përgojuar kundërshtarët, rivalët dhe kritikët e tij. Pasi si zakonisht u tall me diplomat e universiteteve të Saliut, me Lulin, me doktoraturën shkencore të Monikës ai e zgjeroi këtë herë rrethin.

Në krye të listës u vendos ish zv /ministri që e ka tallur me keq se kush do tjetër kur dha dorëheqjen pas du javësh në karrike, Taulant Muka. Ai e quajti larvë politike duke treguar se ka akumuluar një mllef të papërshkrueshëm me të. I dyti në radhë megjithëse në fund të fjalimit ishte Ylli Rakipi. Pasi anatemoi gjithë analistët që i akuzoi se duan ti vënë flakën Shqipërisë për tu krehur në darkë në banaqe, ai tha se kur nuk do shkelte në studion e Ylli Kadriut.

Si me spond, kot më kot, e hëngri edhe Dash Shehi, i cili u rendit me ata që mbajnë peng protestën. Pa emër me një teori konspirative u fshikullua edhe dekani i ndërtimit që vuri një pankartë që nciti protestën. Arlind Qori dhe Organizata e tij politike u stigmatizuan si njerëz që nderojnë me grusht dhe nuk lënë studentët të dialogojnë qoftë në selinë e kryeministrisë, qoftë në sallonet e pranueshme të Blendi Fevziut dhe të Eni Vasilit.

Veshtirë të kuptohet se ç'i duhej kryeministrit gjith ky përgojim i kotë kur qëllimi i tij është të kanalizojë në rrugën e dialogut protestën. Dhe pas kësaj pyetje vjen një tjetër: a është racional në veprimet që bën?

©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI