Flash

Rama i flet prerë studentëve: Rrini atje nëse nuk doni të dialogoni

Lapsi.al 10 December 2018
Rama i flet prerë studentëve: Rrini atje nëse nuk doni të

Në bisedën e tij live Edi Rama duket se po i bën qëndresë studentëve dhe kërkesave të tyre. Një moment gjatë bisedës Rama është shprehur: “Rrini në shesh nëse nuk doni të dialogoni”.

Rama bëri një paralelizëm të Lulzim Bashës me studentët, duke thënë se edhe ai s’donte dialog dhe përfundoi aty ku është.

"Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.

Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit.  Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?

Sdoni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!... por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet ti nxjerrim nga koka juaj e ti përpunojmë"-tha Rama.

Të këshilluara

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës

Studentët nuk janë vonuar t'i përgjigjen Ramës për ftesën e tij për dialog ditën e nesërme. Ata janë shprehur se nuk ka negociata me asnjë prej qeverisë, as ...

16:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI