Flash

Plaku demode nuk di të flasë më për veshët e studentëve

Lapsi.al 10 December 2018
Plaku demode nuk di të flasë më për veshët e

Nësë doni të kuptoni se sa i dëshpëruar, pa fantazi, i plakur, demode, me një propagandë shterpë dhe pa mundësi zgjidhjeje ishte monologu i sotshtshëm i Edi Ramës, thjeshtë kërkoni në YouTube. Hyni aty dhe shikoni fjalimin e të njëjtit njeri, pesë vitë më parë, atëherë kur studentët u ngritën të protestojnë kundër ardhjes së armëve kimike.

Atëherë, Rama sapo ishte futur në zyrë. i pa ngarkuar me peshën e vjedhjeve galopante, i pa bërë pis prej lidhjeve me Saimirët, Gjushët, Ndokët, Frrokët e Prengët, i pa prangosur me PPP dhe projektet miliardshe, ai ishte ende në gjendje t’u adresohej gjithë shqiptarëve.

Kthejuni dhe një herë atij fjalimi të vjeshtës 2013 dhe krahasojeni me monologun e sotëm.

Do të vini re një ndryshim kolosal.

Atëherë Rama ishte ende i lirë dhe mund të komunikonte me fjalorin e studentëve.

Ndërsa sot, po të qëmtosh monologun e tij, vëren se e vetmja shpresë që i ka mbetur është gjuha e urrejtjes ndaj Lulit, Monikës, analistëve që duan të vënë flakën për t’u krehur në mbrëmje nëpër banaqe, neokomunistëve dhe Qorit që nderon me grusht mbi varret e dëshmorëve, profesorëve që kujtojnë se u erdhi dita të bëjnë dhjetor të dytë, apo atij dekanit, të cilin një teori konspirative e përshkruan si njeriun që i vuri benzinën zjarrit.

Përpos kësaj gjuhe, kryeministri dukej dhe më demode e jashtë kohe kur tentoi të krahasohej me qeverinë Berisha, me universitetet që ka mbyllur që nga koha e tij, me mënyrën si merreshin atëherë doktoratat dhe si rrëmbehej diploma e natës.

Lë të imagjinojmë për një çast se të gjitha këto janë të vërteta. Le të përfytyrojmë se ndryshimi me “kohën e Saliut” është radikal. Le të besojmë se Luli, Monika, Qori, pedagogët, analistët janë fiks ashtu sikurse thotë Rama.

Po në fund të fundit, ç’i intereson kjo gjë studentëve?

Ç’lidhje kanë ata me të gjithë të lartë përmendurit?

Si mund të ftohen ata të futen në zyrën e tij (të të mirit pra) dhe të braktisin kundërshtarët e rilindjes?

Kush e ka ndjekur qoftë edhe përciptas protestën para ministrisë të arsimit e ka dalluar lehtësisht se pjesmarrësit e saj bërtasin në kor: “Jo politikë”. Sepse ata kanë një kredo shumë më të madhe, që me sa duket Rama nuk e kupton.

Ata janë ngritur jo vetëm kundër Edi Ramës, por kundër gjithë këtij sistemi, që u merr paratë dhe u jep diploma të pa vlera, i ngërthen në konvikte mizerabël, për të mos u siguruar vende pune, i shkollon në Shqipëri, për t'i përgatitur për pjatalarës në Gjermani.

Në thelb, ata janë kundër ne të gjithëve dhe pak më shumë kundër kryeministrit të radhës, vetëm për faktin se ai sot gjendet në pushtet.

Prandaj, t’u flasësh atyre për diferencat dhe mospajtimet brenda një bote që e refuzojnë dhe e përbuzin si të tërë është një gomarllëk me brirë.

Pikërisht këtë bëri Rama sot.

Ai përdori instrumentat e një konflikti të vjetër, për t'i folur brezit të ri. Ai u mundua të shpaloste konspiracione përçarëse, kontradikta të vjetëruara, një gjuhë dhe një mendësi që ata, as e njohin dhe as e kuptojnë, për t’i bindur të lënë protestën.

Ai u tregua i pazoti dhe i paaftë për t'i bindur edhe për qëllimin minimal që kishte: t’i bënte të braktisnin rrugën dhe të dialogonin me të.

Në monologun e gjatë alla Fidel Kastro (mbi njëqind minuta), ku edhe ndonjë koncesion që lëshoi e fshehu nën kompleksin e vjetër se nuk po tërhiqej para opozitës, Rama i ngjau një lideri të plakur (jo fizikisht), jashtë mode dhe të paaftë të komunikojë me një gjeneratë të re.

Për ata studentë që protestojnë, ai është tashmë në pension dhe ka filluar atë jetën e tretë të cilën e ka reklamuar aq shumë në mediat e kazanit.

Nëse doni të bindeni për këtë, thjeshtë krahasojeni me vetveten. Hapni You Tube dhe shikoni fjalimin e tërheqjes nga armët kimike.

Lapsi.al

Të këshilluara

Dy studentet sexy dhe HAJDUTI “3D”

Me inteligjencën, finesën dhe cinizmin rinor, që po karakterizon një nga protestat më të bukura që po e nderon Shqipërinë prej tre ditësh, dy vajza që po marsho...

13:40

Gomari që bëri patriotin në Pejë

Kjo ishte e tëra nga cirku i ditës së sotshme. Erdhi Edi nga Tirana në Pejë për të na thënë që ai që e quan Hashim Thacin tradhtar është gomar. Kurse njer...

20:49

Regjizori i dy qeverive

Pak ditë më parë Edi Rama i tha një televizioni gjerman se ai ishte artisti më i mirë mes politikanëve shqiptarë. Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, të S...

18:24

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI