Flash

Përplasen në New York shqiptarë e grekë për Kacifas

Lapsi.al 10 December 2018
Përplasen në New York shqiptarë e grekë për Kacifas

Shoqata “Rrënjët Shqiptare” organizoi ditën e djeshme një protestë në lagjen Bay Ridge në Brooklyn, ku ndodhen të dy komunitetet, ai shqiptar dhe ai grek, kundër nderimit si hero të Konstandinos Kacifas.

Kjo protestë u mbajt përpara qendrës kulturore “Federata Laconian (Spartans)”, që përfaqëson ultra nacionalistët grekë.

Ndonëse komuniteti shqiptar e nisi paqësisht protestën duke kënduar këngë si “Shqipëri o nëna ime”, pala greke, në të cilën bënin pjesë dhe anëtarë të partisë “Agimi i Artë”, filloi të këndonte himnin grek, duke hedhur dhe parrulla shoviniste kundër Shqipërisë, si dhe duke i cilësuar shqiptarët si terroristë. Sa i takon Konstandinos Kacifas, atë e konsideruan heroin e tyre.

Një prej anëtarëve të njohur të komunitetit çam në SHBA, Sali Bollati, i ishte bashkangjitur protestës së bashku me gruan dhe vajzat e tij. Veprimet e organizatës greke i cilësoi si të turpshme.

“Kjo është shfaqja më e shëmtuar e elementit grek në përgjithësi” u shpreh ai, duke e krahasuar atë më gjenocidin e çamëve nga gjenerali Zevros pas LDB.

Esad Gjonbalaj, veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar e konsideroi gjithashtu të turpshëm reagimin e grekëve në vendin më demokratik të botës, siç është SHBA.

 “Është tepër provokues për ne shqiptarët, prandaj edhe unë kam ardhur në këtë protestë i nxitur nga kjo propogandë e egër e këtij komuniteti, kundër të gjithë ne shqiptarëve, kudo që jemi. Ata duke nderuar një njeri i cili qëlloi me breshëri ndaj Policisë së Shtetit shqiptar dhe që duhet shpallur terrorist edhe nga kjo organizatë ultra nacionaliste me paturpësinë më të madhe në vendin më demokratik të botës, SHBA, shpallet ‘Hero’ – Trup për Ju – Shame on You!” thirri ai.

Të këshilluara

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës

Studentët nuk janë vonuar t'i përgjigjen Ramës për ftesën e tij për dialog ditën e nesërme. Ata janë shprehur se nuk ka negociata me asnjë prej qeverisë, as ...

16:39

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI