Flash

Inter dridhet: Kundër Tottenham, Messi e Coutinho e pastaj gjithë të rinjtë

Lapsi.al 10 December 2018
Inter dridhet: Kundër Tottenham, Messi e Coutinho e pastaj gjithë

Askush nuk dyshon në seriozitetin e Barcellona, ashtu si e tha vetë Spalletti në konferencë shtypi, por lajmet që vijnë nga katalanasit pak ngjajnë të mira për Inter. Turover pothuaj i plotë për Ernesto Valverde, në ndeshjen e Champions kundër Tottenham, në të cilën blaugrana janë të kualifikuar, ndërsa për anglezët është decizive.

"Otra oportunidad para los canteranos", shkruan një artikull i El Mundo Deportivo. Një tjetër mundësi për djemtë e të rinjve. Që në rastin e Barcellona janë gjithnjë lojtarë të mirë, por që mund të mos jenë mjaftueshëm për të marrë një rezultat pozitiv kundër Tottenham. Anglezët duke fituar do të kalonin grupin, falë ndeshjeve direkte me Inter.

Në portë e sigurtë është që do të luajë Cillesen, që sheh fushën pas një kohe shumë të gjatë në pankinë. Në sulm Messi ka nevojë për minuta dhe Valverde la të kuptohej se do të jetë në fushë. Suarez do të pushojë, ndërsa ofensiva do të kompletohet me Coutinho e Munir. Vështirë se luan Dembelè, i ndëshkuar për vonesën prej dy orësh në stërvitjen e të dielës.

Mbrojtja komplet e rinovuar: në qendër titollar Lenglet, por mund të ketë hapësirë edhe për të riun Chumi, ndërsa majtas tekniku do të shoh në aksion Miranda, me Vermaelen e Semedo të vetmit që mund të ofrojnë eksperiencë. Braziliani Arthur ka nevojë të luajë, ndërsa për Denis Suarez duket një nga mundësitë e fundit: nëse nuk luan edhe kundër Tottenham, do të thotë se kësaj skuadre nuk i duhet më. Vidal është një nga lojtarët që ka fituar terren në sytë e teknikut, ndërsa në Spanjë presin që Aleñá të luajë nga minuta e parë, me minutazh teorik edhe për dy lojtarë të akademisë, Riqui Puig e Oriol Busquets.

Asgjë për tu cuditur, duke qenë se Valverde në konferencë për shtyp lajmëroi se nuk ka asnjë ndryshim nga sezoni i kaluar, kur në ndeshjen e fundit Sporting Lisbona erdhi në Camp Nou i detyruar për të fituar që të kalonte turnin. Tekniku bask në atë rast bëri turnover të gjerë, me vetëm tre titullarë në fushë dhe përsëri fitoi. Problemi është se Tottenham është një skuadër me potencial krejt tjetër nga portugezët.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI