Flash

Dyfishimi i buxhetit për studentët/ Ekspertët e arsimit: 5%?! Duhet një dekadë

Lapsi.al 10 December 2018
Dyfishimi i buxhetit për studentët/ Ekspertët e arsimit: 5%?!

Ekspertët mendojnë se të paktën në periudhë afatshkurtër, Shqipëria nuk ka fuqi financiare të shpenzojë 5 për qind të prodhimit kombëtar për arsimin. “Ai është një objektiv që mund të realizohet ndoshta në një dekadë”,- thotë Zef Preci.

“Ky është një objektiv afatmesëm. Dyfishimi i menjerëhershëm do të ishte i dëmshëm sepse do të shkonte direkt në rritje të borxhit”,- shprehet Arben Malaj.

Zef Preci thotë se, shkaku kryesor i krizës së arsimit nuk është buxheti i ulët, por politikat e gabuara të qeverive dhe kapja e sistemit nga interesa të ngushta.

“Duhet te shohim ca kemi bere 15 vitet e fundit se te gjitha qeveritë i kanë futur duart tek arsimi për interesa të ngushta. Problemi kryesor është se iu larguan Kartës së Bolonjës”,- shton ai.

Arben Malaj solidarizohet me protestën e studentëve. Por sipas tij, kërkesat e tyre duhet të synojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe të shmangin populizmin. Por si mund të ndërtojë Shqipëria një sistem më të mirë arsimor? “Sfida kyçe janë stafet. Nga parashkollori deri në Universitet”,- shprehet Malaj.

Familjet shqiptare shpenzojnë qindra milionë euro në vit për arsimimin e fëmijëve në universitet. Por për shkak të cilësisë së dobët të mësimdhënies, pjesa dërrmuese e diplomave nuk njihet në vendet e tjera./TCh/

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI