Flash

Cristiano Ronaldo thërret Messi: “Pranoje sfidën dhe eja në Itali”

Lapsi.al 10 December 2018
Cristiano Ronaldo thërret Messi: “Pranoje sfidën dhe eja në

Një Champions "që nuk duhet të jetë fiksim, ashtu si la Decima në Madrid", një squadër unike "që është një familje për lojtarë që punojnë shumë" e një ftesë për armikun Messi: "Do të më pëlqente të vinte në Itali një ditë. Bëj si unë, pranojë sfidën". Cristiano Ronaldo flet pa filtra në një intervistë, pa u kursyer edhe kur hapet plaga e Topit të Artë që nuk arriti ta fitojë: "Unë mendoj se meritoj cdo vit - thotë -, punoj për këtë gjë. Por komplimente Modric, e meritoi, por duhet ta dijë se vitin e ardhshëm do të bëj gjithcka për të qenë përsëri aty. Kuptuat?".

Sfida për Lionel Messi dhe thërritja për një transferim të ardhshëm në Serie A, është ndër ato që emocionojnë tifozët dhe bëjnë zhurmë: "Më pëlqen të vijë në Itali, një ditë. Bëj si unë, pranoje sfidën. Vetëm se, nëse është i lumtur aty, unë e respektoj zgjedhjen: është një lojtar fantastik, një djalë i shkëlqyer, ndërsa mund të them se këtu nuk më mungon asgjë. Kam luajtur në Angli, Spanjë, Itali, Portugali, në kombëtare, ndërsa ai gjithnjë në Spanjë. Ndoshta ka nevojë ai për mua... Për mua jeta është një sfidë, më pëlqen kështu e të bëj njerëz të lumtur".

Juventus është si një familje e bukur për portugezin, po të gjykosh nnga fjalët e tij. E objektivi është Champions: "E duam të gjithë – sqaroi -, por nuk duhet të kthehet në fiksim. Në Madrid la Decima ishte kështu".

Një mendim edhe për derbin me Torinon, pak ditë pasi ka fituar atë të Italisë kundër Inter, rivalin historik të Juve: "Një nga magazinierët në mëngjes më tha: 'Të lutem, fitoni me Torinon, përndryshe gjyshja ime …'. Kam kuptuar se juventinët nuk duan të humbasin dy ndeshje: atë me Inter e atë me Torino".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI