Flash

Champions/ Klopp hap derën për Italinë, vetëm se ka një problem...

Lapsi.al 10 December 2018
Champions/ Klopp hap derën për Italinë, vetëm se ka një

E gjithë vëmendja e Jurgen Klopp është e përqendruar tek ndeshja e fundit e grupeve në Anfield Road kundër Napolit. Liverpool duhet të fitojë kundër italianëve për të vazhduar rrugën në Champions e për këtë beson shumë në efektin Anfield.

E cuditshme si fati sjell përballë atë që ndoshta mund të kishte qenë skuadra e teknikut gjerman. Në mbyllje të konferencës së shtypit tekniku u pyet në lidhje me tentativën e De Laurentiis për ta marrë tek Napoli kur ishte ende tek Borussia Dortmund e nëse është Serie A në të ardhmen e tij, pas Bundesliga e Premier.

"Mbeten edhe 3 vjet e gjysëm akoma deri në fund të kontratës sime, ndoshta deri atëherë askush nuk do të më dojë më - ka shpjeguar duke qeshur -. Sigurisht Italia më pëlqen shumë, më pëlqen ushqimi, por nuk flas gjuhën tuaj. Më pëlqen edhe presidenti De Laurentiis, një që flet hapur atë që mendon. Ai ka bërë gjithnjë zgjedhje të mira kohët e fundit, në fillim me Benitez, pastaj Sarri e tani kthimi i Ancelotti. Por për tani jam shumë i kënaqur në Liverpool e nuk mendoj për të ardhmen".

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI