Flash

Beyonce në dasmën e njeriut më të pasur në Indi

Lapsi.al 10 December 2018
Beyonce në dasmën e njeriut më të pasur në Indi

Isha Ambanit, vajzëas së njeriut më të pasur të Indisë, i është rezervuar një dasëm përrallore në festimet e martesës me Anand Piramalin, i biri i një tjetër miliarderi indian.

E aty ka performuar vetë mbretëresha Bey. Këngëtarja ishte vetëm një prej emrave të famshëm të ftuar në dasëm, ku në krah të yjeve të bollivudit kishte edhe miq specialë si Hillary Clinton.

Javën e kaluar, Isha Ambani vetë ishte shoqëruese e nuses në dasmën e aktores Priyanka Choprame me këngëtarin amerikan Nick Jonas. Dasma e saj është praktikisht të mërkurën, por kremtimet kanë nisur që në fundjavë.

Sipas raporteve në media, të ftuarit kanë mbërritur me 100 fluturime të ndryshme Charter. Blogere të famshëm, gazetare e revistat e stilit të jetesës kanë qenë të angazhuar duke klikuar instagramin për të ndjekur hap pas hapi festimet.

Beyonce u ngjit në skene të dielën për të ashtuquajturën Sangeet, një mbrëmje muzike dhe valle, e cila zakonisht i paraprin dasmës. Tarifa e saj nuk është bërë publike, por ka të ngjarë të mos ketë qenë një problem për Ambanis. Mukesh Ambani, drejtues i Reliance Industries, që ka një pasuri personale prej rreth 47 miliardë dollarësh.

Të këshilluara

Avengers 4 sjell trailerin e ri (Video)

Fansat e Universit Marvel, Avengers dhe filmave me superheronj në përgjithësi kishin pritur për këtë moment që në momentin kur dolën nga shfaqja e Avengers Infi...

17:44

Lori Hoxha publikon fotot në adoleshencë

Lori Hoxha është bërë nostalgjike këtë fillim jave dhe ka kujtuar kohët e fëmijërisë. Në disa postime në SnapChat, fashionista ka shuar kureshtjen e të gjith...

15:22

Demi Lovato,puthje me shokun e ngushtë

Demi Lovato dhe shoku i saj i ngushtë Henry Levy duket se janë afruar edhe më shumë ditët e fundit. Ata u njohën në një qendër rehabilitimi disa vite më parë. ...

15:06

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI