Flash

Ariana Grande tregon idenë e klipit, zbulim nga shoqja e saj shqiptare

Lapsi.al 10 December 2018
Ariana Grande tregon idenë e klipit, zbulim nga shoqja e saj shqiptare

Ariana Grande po then rekorde me këngën dhe videoklipin e saj më të fundit, atë të ‘Thank you, next’.

Fillimisht, kur është publikuar kënga, është bërë kënga e parë e artistes që ka arritur të marrë vendin e parë në top-listat amerikane. ‘Thank you, next’ është përdorë nga Ariana për të lënë pas të gjithë ish-të dashurit dhe lidhjet, që ka pasur, duke i përmendur madje secilin prej tyre në tekst.E pyetur se ideja e kujt ishte për të bërë një këngë të tillë, Ariana ka shpjeguar se ‘përgjegjëse’ për këtë super-hit është një shqiptare me emrin Njomza.

“Ishte një ditë shumë e vështirë në Nju Jork dhe miqtë e mi më dërguan në dyqanin e Tiffany’S. Ne pimë shumë shampanjë dhe kam blerë unaza për të gjitha. Ishte çmenduri dhe shumë argëtim. Dhe duke u kthyer, Njomza tha: ‘Kjo do të kthehet në një këngë’. Kështu që ne e shkruam atë pasdite”, ka treguar Ariana për fansat përmes një postimi në Twitter.

Njomza është një nga miket më të ngushta të artistes botërore dhe ka shkruar edhe shumë nga këngët tjera të këngëtares, ndërsa tani ka filluar edhe të publikojë projekte, ku këndon vetë.

Të këshilluara

Lori Hoxha publikon fotot në adoleshencë

Lori Hoxha është bërë nostalgjike këtë fillim jave dhe ka kujtuar kohët e fëmijërisë. Në disa postime në SnapChat, fashionista ka shuar kureshtjen e të gjith...

15:22

Demi Lovato,puthje me shokun e ngushtë

Demi Lovato dhe shoku i saj i ngushtë Henry Levy duket se janë afruar edhe më shumë ditët e fundit. Ata u njohën në një qendër rehabilitimi disa vite më parë. ...

15:06

Pas ndarjes, Offset ndjen mall për Cardi B

Offset dhe reperja Cardi B u ndanë pas një viti martesë dhe pak muaj pasi erdhi në jetë vajza e tyre. Ditë më parë u tha se shkak i ndarjes ishte një kërkesë e ...

12:43

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI