Flash

18 vite burg për Moisi Habilajn nga Prokuroria italiane, vazhdojnë hetimet për Tahirin dhe qeverinë

Lapsi.al 10 December 2018
18 vite burg për Moisi Habilajn nga Prokuroria italiane, vazhdojnë

Sipas shtypit Italian, kushuriri i Saimir Tahirit, Moisi Habilaj, është kërkuar të dënohet me 18 vite burg prej Prokurorisë së Catania-s.

Kjo prokurori ka kërkuar gjithashtu dënimin me 12 vite dhe 4 muaj burg për Meridian Sulajn, anëtar i grupit; për financierin e kartelit, Nazer Seitin, 6 vite burg dhe lirimin për Fatmir Minajn.

Gjykatësi Antonio Bonomo ka qenë ai që ka kërkuar dënimin më të lartë për Moisi Habilajn, 18 vite e 8 muaj burg.

Nga akuza ai konsiderohet si njeriu në krye të një karteli të specializuar në prodhimin e marijuanës nga Shqipëria.

Për shtetasit italian, bashkëpunues me këtë grup kriminal, u dhanë gjithashtu kërkesa për dënime.

Për Antonio Riela, i arrestuar, prokuroria kërkoi 15 vite burg.  Angelo Busaça rrezikon 8 vite burg. Gianluca Spampinato, 10 vite e 4 muaj. Gianluca Passavanti, 4 vite dhe 20 mijë euro gjobë.

Për Ëilliam Patane, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano u kërkuan 2 vite e katër muaj burg dhe 6 mijë euro gjobë.

Sipas "Meridionews.it" hetimet janë duke vazhduar për të parë lidhjet e këtij grupi kriminal me qeverinë. Me lupë, veçanërisht është duke u parë ish-ministri Saimir Tahiri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI