Flash

"Zyrtarët e FA prishës feste": Crouch sulmon Federatën në mbrojtje të Klopp

Lapsi.al 9 December 2018
"Zyrtarët e FA prishës feste": Crouch sulmon Federatën

Nuk ishte një javë normale për Liverpool, që gjashtë ditë pasi fitoi në sekondën e fundit derbin me Everton falë golit të Divock Origi, lojtarit që deri në atë moment kishte hyrë në historinë e klubit për minutazhin e ulët që i ka dhënë Klopp, ka marrë kryesimin e Premier League falë 4-0 ndaj Bournemouth.

Por pikërisht në derbin me Everton, në euforinë e sekondave të fundit, Klopp u fut në fushë për të festuar, duke "fituar" gjobën e 8000 stërlinave nga Federata Angleze. Ish-sulmuesi i Reds, Peter Crouch, në rubrikën e tij në Daily Mail e ka mbrojtur Klopp, duke i quajtur zyrtarët e FA prishës feste.

“Ajo që ndodhi në atë minutë ishte fantastike. Kur pashë Klopp të vraponte për të përqafuar Alisson në fillim qesha. Pastaj e kuptoj që trajneri i Everton mund të ketë mbetur keq, por ky është futbolli. E di se gjoba nuk është e lartë, por nuk ishte e nevojshme. Kanë dashur të bëjnë prishësin e festës”.

Crouch tregon më pas se nuk ka marrë kurrë një përqafim të tillë nga tekniku: “Benitez mendonte menjëherë të organizohej pas një goli, Redknapp të jepte një shuplakë, ndërsa Eriksson e Capello ishin të ftohtë. Emocionin më të madh e mora tek Stoke, kur pas golit që i bëra Hart në 2012, ndoshta goli më i bukur në karrierë, trajneri Tony Pulis hoqi kapelen dhe më tha: ‘Oh, my God!'”.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI