Flash

(VIDEO) Studentët largojnë me dhunë pedagogun: Jo politikë, duan të na përçajnë

Lapsi.al 9 December 2018
(VIDEO) Studentët largojnë me dhunë pedagogun: Jo politikë,

Një incident ka ndodhur gjatë protestës së studentëve ditën e sotme para Ministrisë së Arsimit.

Kur pedagogu Jani Marka mori fjalën, studentët nuk e lejuan dhe e larguan pasi sipas tyre, ai është pjesë e një lëvizje dhe ka qëndrim politik.

“Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam” - tha një student.

Studentët shprehen se pedagogu është pjesë e ‘Lëvizjes për Universitetin’ të cilën ata e konsiderojnë si lëvizje politike.

“Je përfaqësues i Lëvizjes komuniste. Larg politika. Nuk duam përçarës në protestë” - shprehen studentët në kor.

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/jyAW9mP7MjIQjJaRACjL_09_c2283985b1cefa0096fcda6075ba5e02_video_720p_converted-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI