Flash

(VIDEO-LIVE) Studentët tek ministria: Të martën protesta më e madhe dhe grevë urie

Lapsi.al 9 December 2018
(VIDEO-LIVE) Studentët tek ministria: Të martën protesta më

Studentët e nisur nga Korpusi, të cilëve iu bashkuan sot edhe studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, janë duke marshuar mespërmes Tiranës me thirrjet:

“Bashkohuni me ne, mos rrini në kafene,” "Jashtë politika, jashtë organizatat!', "Këtu nuk ka parti, ka vetëm rini!'. Por, aty ka spikatur paralajmërimi; grevë urie të martën, nëse s'plotësohen kërkesat.

Studentët kanë mbushur rrugën e Durrësit dhe kanë bllokuar qarkullimin. Thirrjet e tyre të shoqëruara nga bilbilë e megafonë, janë të fuqishme dhe i  kërkojnë ndër të tjera ministres Lindita Nikolla të dalë në bulevard dhe t’u bashkohet atyre.

Sot është dita e gjashtë e protestës.

Studentet kanë vendosur si afat të fundit ditën e martë për plotësimin e kërkesave të tyre.

“Nëse nuk plotësohen, të martën do jetë protesta më masive që keni parë”, u shpreh një prej studenteve.

Të këshilluara

Nëna e Kacifas kërcënon Ramën: Do të vras

Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të r...

17:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI