Flash

Video/ Dy vitet e "pushimeve" të Flamurtarit, me Laçin, i mbyll Danilo Alves

Lapsi.al 9 December 2018
Video/ Dy vitet e "pushimeve" të Flamurtarit, me Laçin, i

Nuk mbahet mend kur Flamurtari kishte arritur fitoren e fundit kundër Laçit, përpara triumfit të mbrëmjes së sotme në Vlorë, për javën e 16 të Superiores. Për llogari, duhet shkuar larg, sepse suksesi mungonte prej dy vjetësh, me kurbinasit që kishin bërë gjithnjë padronin brenda dhe jashtë fushës së tyre, deri kur Danilo Alves mbylli "pushimet" vlonjate me një gol në minutën e 33.

Sulmuesi i rikuperuar dhe hedhur në fushë nga tekniku Ilir Daja pikërisht për ndeshjen delikate, ka shpërblyer pritshmëritë, me një ekzekutim që nuk i dha asnjë shans Selmanit. Një ndeshje, që përtej oshilacioneve penalizuese të Flamurtarit (mund kryesuesin e humbet me vendin e fundit), tregoi lojë grintoze të kuqezinjve, me shumë mungesa, por me po aq dëshirë.

Debutim pozitiv për 17 vjecarin Rrapaj, i zëvendësuar më pas nga Musta në minutën e 73, ndërsa minuta të çmuara për Kale, që po rikuperon formë nga java në javë.

Nervozizmi i fundit të ndeshjes ishte thjesht sporadik, por nuk ndihmon asnjë nga skuadrat, mbi të gjithë Lacin e Memellit, që nëse do të kishte barazuar me Shtubinën, ose shtyllën e minutës së 88, në devijimin e Altiparmakovskit, nuk do të kishte vjedhur asgjë.

Për trarët e goditur, duhet theksuar edhe akrobacia spektakolare e përplasur në traversë e Danilo Alves, njeriu nga i cili Daja pret shumë, e që po reklamohet si substanca e vlonjatëve, në këtë pjesë të sezonit.

25 pikë për skuadrën e Dajës, që ka hedhur vështrimin nga Europa, edhe pse 5 pikë larg, ndërkohë që bardhezinjtë e Memellit mbeten me një pikë më shumë.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI