Flash

Rama si Mao Ce Duni: "I ftoj studentët të luftojmë bashkë korrupsionin"

Lapsi.al 9 December 2018
Rama si Mao Ce Duni: "I ftoj studentët të luftojmë

Edi Rama ka thyer çdo rekord te hipokrizisë. Kryeministri i kapur me preshë në duar me vjedhjen e 18 milionë eurove tek Unaza e Re, për ti dërguar drejtpërdrejt në një parajasë fiskale, i ka ftuar studentët protestues të bëhen bashkë me të për të luftuar korrupsionin. "Duhet të bashkohemi kundër korrupsionit dhe kulturës së falcifikimit" tha ai në një mesazh në Facebook, drejtuar studentëve që i ftoi të dialogonin të hënën në ora 11 00.

Kryeministri kërkoi një strategji të përbashkët mes qeverisë dhe protestuesve duke harruar se manifestuesit janë prej 5 ditësh në shesh për të luftuar kundër reformës së tij në arsim dhe zgjidhjeve klienteliste në favor të universiteteve private.

Duke iu referuar ngjarjeve të sotme kryeministri habiti shumëkënd kur tha se atij i duhet "një protestë e fotë dhe e pa përçarë" për të rregulluar gjendjene arsimit në kundërshtim me atë që thonë kazani politik i opozitës dhe mediat që ai vazhdoi ti konsideroi me termin materie e biodegraduar.

Edhe për studentët protestues fillimish Rama përdori të njëjtën gjuhë duke i etiketuar si ngelës, por me kalimin e kohës, kur u pa përmasa dhe vendosmëria e saj ai ka ndryshuar pllakë. Ai po përpiqet të luajë edhe me manifestimet e studentëve rolin e atij që lan duart nga krimet si Pons Pilati, njësoj siç bëri me aleatët e tepsisë apo me drejtorët e vegjël të hipotekave. 

Mesazhi absurd i Ramës edhe këtë herë ishte i denjë për revolucionin kulturor të kryetarit Mao qe kërkoi ti trajtoi protestuesit si gardistet e kuq kinezë : "Unë që qeveris prej 5 vitesh nuk kam asnjë faj" dhe mëkatin e kanë të vegjlit që qendrojnë mes tij dhe studentëve. Pra edhe njëherë ai pretendoi se peshku qelbet nga bishti.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që d...

17:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI