Flash

Mezani nxjerr drejtuesit e Luftëtarit zbuluar: "Pa financa, të gjithë do të ikin"

Lapsi.al 9 December 2018
Mezani nxjerr drejtuesit e Luftëtarit zbuluar: "Pa financa, të

Luftëtari përfshihet në luftën për mbijetesë por në fund të fundit kjo gjë nuk është se nuk parashikohej. Gjirokastritët janë në krizë të plotë financiare dhe disa nga lojtarët, jashtë kamerave, kanë pranuar se nuk janë paguar që nga shtatori. Drejtuesit e bluezinjve kanë pothuaj 2 muaj që nuk shfaqen në ambjentet ku stërvitet skuadra dhe tani edhe tekniku Gentian Mezani del hapur, pas humbjes 1-0 me Kamzën.

"Financat ndikojnë jashtëzakonisht shumë - deklaroi tekniku vlonjat -. Kështu bëhet fjalë për një skuadër jo vetëm për një lojtar. Përveç pjesës që unë mendoj se janë çuna të mrekullueshëm dhe po luajnë. Unë nuk kam shkop magjik që të ndryshojë këtë pjesë. Duhet të ndërhyjnë drejtuesit. Shpresoj që të qetësohet situata, sepse u ktheva në kohë mbrapa si te Flamurtari kur pyetesha vetëm për financat".

Situata tashmë është vështirësuar duke qenë se performancat në lojë të bluezinjve detyrimisht ndikohen, si e pranon edhe Mezani, që paralajmëron se në këtë pikë, janari do të jetë një eksod për të gjithë tek Luftëtari: "Në momentin që nuk zgjidhen situatat dhe do ketë largime, do bëj zgjedhjen time. Për deri sa kam ardhur i fundit do shikoj në varësi të situatës. Unë jam një trajner i ri dhe nuk mund ta hedh karrierën poshtë" e mbylli Mezani.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI