Flash

Jelekët portokalli: Do t'i vëmë flakën bultozerëve të oligarkëve të Ramës

Lapsi.al 9 December 2018
Jelekët portokalli: Do t'i vëmë flakën bultozerëve

Banorët e “Astirit” kanë avancuar sot kërkesat e tyre duke kërkuar anullimin e të gjithë projetit të “Unazës së Madhe”. Nga kërkesa për mosprishjen e shtëpive të tyre, ose kompesim 100% banorët të gjithë në kor thërisnin: “Projekt hajdutësh, qeveri hajdutësh”,  në sytë e kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetëve të opozitës së bashkuar.

Dalja e parregullësive të tenderit 40 milionesh në emisionin "Të paekspozuarit" dhe konfirmimi i autoriteteve amerikane se ai është fituar me dokumenta të fallcifikuara, i ka dhënë një hov kërkesave të tyre.

Kjo ka bërë që nga halli i një komuniteti protesta të përshkallëzohet në një problem sistemik. Ata kanë kërkuar të dielën në mbrëmje as më pak dhe as më shumë sesa largimin e kryaministrit Rama, ndërkohë që kanë pasur një paralajmërim për oligarkët më të cilët ai ndan paratë: "nëse ata guxojnë të sjellin makineritë e tyre për të shembur shtëpitë tona, ne do ti vëmë flakën atyre" tha njëri nga protestuesit e ngjitur në tribunë i cili u pasua nga brohoritjet e turmës.

Një thashethemnajë e përhapur ditët e fundit pretendon se bultozerët për shembejen e shtëpive mund të shfaqen të martën tek unaza e re, pikërisht ditën që studentët kanë paralajmëruar kulmin e manifestimit të tyre. Pikërisht për këtë organizatorët e tubimit tek unaza kanë filluar të sillen edhe si politikanë. Megjithëse u përzuna një ditë më parë nga protesta para ministrisë së arsimit ata deklaruan se e mbështesin me të gjithë forcën atë.

Por gjatë mbrëmjes së sotme, banorët kanë paralajmëruar se ka informacione që ditën e martë në mëngjes do të sulmohet Unaza e Re, ndërsa kanë bërë thirrje që të mos largohen, që të mos gjenden të papërgatitur. Në ditën e 36-të të protestës ata u shprehën të vendosur që projekti duhet të anulohet në të 3 lotet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Profil/ Ditët e zeza të Lindita Nikollës

Fakti që mijra studentë nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, gjenden poshtë zyrës së Lindita Nikollës, nuk është vështirësia e parë që po kalon gruaja që d...

17:13

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI