Flash

Fukui gol dhe dedikim kundër Luftëtarit: katër pikë në tre ndeshje dhe lojtarë që luajnë të dëmtuar për Gjokën

Lapsi.al 9 December 2018
Fukui gol dhe dedikim kundër Luftëtarit: katër pikë në

Kamza nuk bën gabime në ndeshje kundër fitorja ishte domosdoshmëri dhe triumfon përballë Luftëtarit 1-0, duke e ngushtuar tashmë zonën e mbijetesës me katërt skuadra, që diferencohen nga katër pikë.

Në sfidën për javën e 16-të të Kategorisë Superiore skuadra e Ernest Gjokës ka marrë një fitore shprese, duke thyer dhe njëkohësisht duke iu afruar në renditje, një rivali direkt si gjirokastritët.

Masato Fukui vendosi në minutën e 33-të me një gol special, që ka patur edhe një dedikim të ndjerë nga japonezi. 30-vjeçari, ia ka dedikuar golin vëllait të portierit Avdyli, që humbi jetën tragjikisht disa javë më parë, duke i shtuar kështu edhe më shumë vlerë golit të tij.

Kamza shkon në kuotën e 12 pikëve, duke i lënë edhe njëherë vendin e fundit Kastriotit. Situata ka ndryshuar për mirë në Kamëzmjafton të futesh në llgari pikësh: pas humbjes në debutim kundër Kukësit (me një penallti evidente të mohuar), tekniku vlonjat ka marrë pikë në Lac dhe fitore kundër Luftëtarit, me bilancin e 4 pikëve në tre ndeshje që kur është ulur në pankinë. "Në këto lloj ndeshje, nuk ka intereson bukuria - tha Gjoka pas ndeshjes -. E rëndësishme është që me çdo lloj mënyre të arrinim qëllimin. Ky ishte qëllimi ynë sot, që të merrnim 3 pikët".

Problemi i vetëm në këtë situatë, sic e shpjegon vetë trajneri i Kamzës është se një numër lojtarësh sakrifikojnë të dëmtuar, duke qenë se alternativat janë të pakta. "3 lojtarë kryesor u detyruan të dalin nga fusha të dëmtuar. Frashëri bëri sakrificë dhe ndenji 60 minuta i dëmtuar, por kjo fitore ishte shumë e rëndësishme. Na duhej patjetër" përfundoi Gjoka.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI