Flash

E larguan me forcë, pedagogu: Forumet partiake po përçajnë protestën

Lapsi.al 9 December 2018
E larguan me forcë, pedagogu: Forumet partiake po përçajnë

Pedagogu Jani Marka, që u ndalua me dhunë të fliste në protestë, foli për mediat duke theksuar se forumet e partive po përçajnë protestësn.

Marka është detyruar të pohojë se i ka ndërruar disa herë bindjen politike në vite dhe tanimë e ka ndarë mendjen të kontribuojë jo më në to, por në një organizatë.

"Në 1992 kam qenë 12 vjeç;  nga ajo ditë deri sot mund të kem ndërruar disa herë bindjet, por duke u pjekur forcon idealet. Unë kam shumë ideale, por ajo  nuk është partiake, është ajo që kanë studentët: arsim cilësor. Studentëve u duhet të paguajnë 2 mln lekë tarifë.

Unë doja të flisja kundër dhunës. Kjo ishte e paparashikueshme, kjo protestë u ka dhënë shpresë shqiptarëve. Po ushtrohet dhunë e vazhdueshme ndaj nesh. Janë hedhur mbi ne sulme të jashtëzakonshme. na akuzojnë se jemi pjesë e një organizate tjetër, por jam krenar që jam pjesë e saj.

Unë kam protestuar kundër Veliajt, ndërsa ne na akuzojnë se jemi vegël e tij.

Forumet partiake po përçajnë protestën, por ne do i demaskojmë. Janë këtu forumet e tyre, partitë. Pse nuk më lanë të flisja, çfarë kam bërë, çfarë kam bërë unë, çfarë dëmi i kam sjellë që zbohem?!

Do të flisja për problemet e universitetit. Ne nuk jemi parti. Kemi katër vite si lëvizje për Universitetin, kemi qëllim vetëm universitetin”. 

[video width="720" height="404" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/12/jyAW9mP7MjIQjJaRACjL_09_c2283985b1cefa0096fcda6075ba5e02_video_720p_converted-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI