Flash

Anglia 2006, kombëtarja që rrezikoi jetën - Ferdinand rrëfën fluturimin e frikës: “Qanim të dëshpëruar, ishim të sigurtë se do vdisnim”

Lapsi.al 9 December 2018
Anglia 2006, kombëtarja që rrezikoi jetën - Ferdinand

Ndonjëherë një transfertë është e destinuar të futet në histori për keq. Torino e Madhe, United i Busby, Chapecoense, emra që sjellin në kujtesë avionë të shkatërruar dhe jetë të këptura në mes. E të mendosh që, nga ajo që tregon Rio Ferdinand, mund ti ndodhte edhe Anglisë në 2006…Ish-mbrojtësi i United rrëfën për The Sun një fluturim që askush nuk do ta harrojë lehtë …

Tre Luanët ktheheshin nga Gjermania, ku sapo ishin eleminuar nga Portugalia. Në teori, një fluturim i shkurtër dhe relaksues. Praktikisht një makth. “Fluturimi më i keq që mund të imagjinohet. Na zuri një kohë e keqe e mendonim se do të vdisnim të gjithë. Qanim e ishim të dëshpëruar. Unë isha ulur pranë Rooney e Gerrard me gratë e tyre, e të gjithë ulërinin. Kishte turbolenca të papara. Një gjë absurde, bagazhet fluturonin e njerëzit ishin të hallakatur. Askush nuk kuptonte cfarë po ndodhte”. Një frikë e madhe, po të mendosh që edhe ata si Ferdinand, Beckham ose Lampard, të mësuar me fluturime me frekuencë të madhe u trembën për vdekje.

Aq sa ish-mbrojtësi mendoi më të keqen. “E mendova sepse mu duk fundi. Sidomos kur pashë fytyrën e stjuardesave. Rëndësinë e situatës mund ta kuptosh nga fytyra e tyre, por ato ishin të ngrira. E po mendimin që tani e hëngrëm. Zakonisht jam tip i qetë në situata të vështira, por kur pashë ato më kapi paniku”. Por në fund cdo gjë shkoi mirë dhe zbritja në Angli i ruajti futbollit një tjetër gjeneratë të artë, që rrezikoi të humbiste në pak minuta.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI