Flash

Vdes në burgun e Peqinit njerku monstër, përdhunoi vajzën që 6 vjeç

Lapsi.al 8 December 2018
Vdes në burgun e Peqinit njerku monstër, përdhunoi vajzën

Ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit të Elbasanit, Ilmi Hoxha një 54-vjeçar i burgosur që vuante dënimin në burgun e Peqinit. Sipas infoelbasani.al ai ka manifestuar shenja të rënda me shëndetin kur ndodhej në qeli dhe është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, por duket se nuk ka mbijetuar. Sipas ekspertëve, paraprakisht mendohet se ai ka vdekur për shkaqe natyrale.

Ilmi Hoxha ishte dënuar nga gjykata me 23 vite burg për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë me vajzën e bashkëjetueses së tij që kur ajo ishte 6-vjeçe. Në përfundim të hetimeve u vërtetua se ai kishte abuzuar sistematikisht me të miturën për 6 vite me radhë. Ajo që shokoi opinionin publik ishte fakti se shpesh herë përdhunimet kryheshin në prezencë të nënës së saj Selvie Yzeiraj.

Image result for Ilmi Hoxha perdhunim

Gjithçka u zbulua kur e mitura i tregoi dajës së saj që kreu një denoncim në polici. Arrestimi i çiftit u krye në 12 shtator 2016. Gjykata dënoi me 23 vjet burg Ilmi Hoxhën dhe me 18 vite Selvie Yzeirajn.

Dëshmia e nënës

Tronditës ishte edhe pohimi i Selvie Yzeirajt në polici. “Po, i kam parë që të kryenin marrëdhënie, por kisha turp ta tregoja se do bëhej vajza me fjalë. I kam gjetur dy a tri herë që kryenin marrëdhënie, por nuk kam dashur t’i hap fjalë vajzës, prandaj nuk kam reaguar, ndërkohë me Ilmiun prandaj bënim sherr çdo ditë. Ai nuk e trajtonte si vajzën e tij, lëreni çfarë thotë tani. Ja, pyesni vajzën” - ishin deklarimet e saj në policinë e Fierit.

Përgjimet

Çifti nuk i pranoi asnjëherë akuzat, ndonëse përgjimet ambientale dhe telefonike i implikonin rëndë që të dy

Bisedë e përgjuar mes nënës dhe vajzës

S: Do me fusin brenda

E: të jesh brenda, as nuk më bëhet vonë ku vete ti? Edhe unë nga ana ime të kam hequr zero….. prandaj thuaj të vërtetën…..

S: Ç`a të tregoj mami, ja që e pashë?……

E: erdhe ti, pastaj nuk qeshi Ilmiu që i the ti, ça po bën o budalla the ti… nuk erdhe ti që më thoshe mua hajde, hajde. Do t`ja them të tëra atë që më ke bërë ti mua, vije para Ilmiun e nuk më vije mua, fëmijën tënd, ik mba Ilmiun tani, do t`i them të gjitha, fije për pe……

S: O ç`a më ndodhi mua?!!!

E: Ta mendoje me përpara ti, që kur lije atë dashnorin tënd ti që më prekte mua…

S: O Er, nuk kam qene unë, ka qenë droga….

…….

S: Po ja unë i bërtita

E: Nuk i bërtite, e dëgjova vetë me veshët e mi ç`a po bën i the me të qeshur. Ç`a po bën ore budalla- i the. Ai tha hajde këtu, një tu shtrirë në krevat, tu hodh dhe ty ai. ….. jo jo ma bëre ti mua, mirë që më hoqe virgjërinë që gjashtë vjeçe, ti dhe ai… që gjashtë vjeçe me hoqe virgjërinë…. nuk thoshe ti hajde se… Ilmiut po s’qe ti aty afër, nuk thoshe ti kështu?

Të këshilluara

Nëna e Kacifas kërcënon Ramën: Do të vras

Autoritetet shqiptare kanë lënë jashtë kufirit një numër të madh personash që kërkonin të vinin nga Greqia, për ceremoninë përkujtimore të “heroit të tyre” të r...

17:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI