Flash

Studentët përzënë banorët e “Astirit” nga protesta

Lapsi.al 8 December 2018
Studentët përzënë banorët e “Astirit” nga

Banorët e “Astirit” kanë tentuar t’i bashkohen protestës së studentëve, por duke kërkuar të drejtat e tyre, pra për kauzën e tyre.

Kjo gjë i ka irrituar studentët, të cilët janë shprehur se do të bëhen gardh e nuk do t’i lejojnë banorët e “Astirit” që t’i bashkohen protestës.

“Jo ne do të bëhemi gardh studentësh. Dhe nuk ndalojmë. Ata mund të na bashkohen vetëm nëse dalin me pankartat tona dhe thirrjet në mbështetje tonë”, u shprehën studentët.

Pavarësisht kësaj, banorët e “Astirit” ia dolën të depërtonin në mes të turmës. Kjo gjë solli një konflikt mes studentëve dhe tyre.

“Nëse banorët e Astirit duan të bashkohen të vijnë si qytetarë dhe të bëjnë thirrje për plotësimin e kërkesave tona. Nëse do të vinin të bashkohen me ne ata të bashkoheshin që në mëngjes protestës tonë”, thonë studentët për mediat.

Një prej banorëve u shpreh se ata kanë ardhur për solidaritet me studentët dhe jo për të mbrojtur kauzën e tyre.

“Protesta jone është pasdite, ne kemi ardhur për solidaritet. Kërkesat tona janë ekonomike, po mbrojmë shtëpitë”, u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI